Foto - Parada e Ditës së Falenderimeve/ Spektakël mahnitës në temperatura të ulëta
Parada e Ditës së Falenderimeve është një tranditë në SHBA...

Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore amerikane në Britani gjatë ditëve të fundit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Britania ka dislokuar 60 trupa ushtarake rreth bazave, mes shqetësimeve se dronët mund të përdoren për të dëmtuar operacionet ose për të kryer akte sabotazhi.
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori. Mes tyre edhe baza Lakenheath, ku ndodhet ai që njihet si krahu luftarak 48 i Forcave Ajrore amerikane - një prej bazave më të rëndësishmeve luftarake të saj në Evropë.
Pentagoni tha këtë javë se po i trajton me seriozitet këto incidente.
“Zyrtarët kanë përcaktuar deri tani se asnjë nga këto ndërhyrje nuk ka ndikuar objektet në këto baza”, tha Gjeneral Major Patrick Ryder, Zëdhënës i Pentagonit.
Britania ka dislokuar rreth 60 ushtarë rreth bazave. Ministrja e Mbrojtjes Maria Eagle tha se ata po përdorin "masa mbrojtëse me shumë shtresa".
"Ne do të sigurohemi që kedo që arrijmë të kapim për përfshirje në këto incidente, të përballet me fuqinë e plotë të ligjit", tha ajo.
Ushtria amerikane thotë se incidentet me dronë "kanë variuar në madhësi dhe strukturë". Kjo ka të ngjarë të tregojë një veprim të qëllimshëm, thotë eksperti i sigurisë David Dunn.
“Gjëja më e dukshme është se këto janë praktika që mund te krijojne probleme, që në fakt detyrojnë pezullimin e operacioneve ajrore”.
Zoti Dunn thotë se kundërshtarët e SHBA-së mund t'i përdorin dronët edhe për qëllime të tjera - si mbledhja e informacionit të zbulimit mbi numrin e avionëve luftarakë dhe se ku ndodhen ato. Dronët janë parë gjithashtu edhe mbi objektet ku banon personeli ushtarak amerikan.
“Pjesa më delikate e sistemit të përgjithshëm është në fakt ekuipazhi ajror. Dhe nëse zbulohet se ku jetojnë ata, mund të shfrytëzohet për të shkëputur pjesën më të delikate të këtij zinxhiri”, tha zoti Dunn.
Revista Times e Londrës njoftoi se autoritetet nuk e kanë përjashtuar Rusinë si fajtore. Zoti Dunn thotë se ka prova se Moska po kërkon të shtojë sulmet hibride, që do të thotë një formë joushtarake të luftës që mund të jetë gjithashtu shkatërruese.
“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndërprerjen e kabllove nënujore, apo për dërgimin e pakove me pajisje që marrin flakë, si ajo në qytetin ku unë jetoj, në Birmingham – ku u gjet një pako e tillë në aeroport. Apo incidente si djegia e një magazine ku ruheshin materiale që shkonin në Ukrainë, këto gjëra zakonisht, bëhen nga palë të treta, pra shteti rus duket se ka punësuar kriminelë në Britani", tha zoti Dunn.
Ambasada ruse në Londër nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali. Moska ka mohuar më parë çdo përfshirje në sulmet hibride në Perëndim./ VOA
Parada e Ditës së Falenderimeve është një tranditë në SHBA...
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka...
Kriza e popullsisë në Rusi po thellohet. Parashikimet e Ko...
Nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojn...
Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes a...
Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evrop...
Katedralja "Notre Dame" në Paris do të rihapet pas 5 v...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të prem...
Parlamenti i Australisë ka miratuar ligjin që ndalon media...
Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë pas mes...
Banorët e Libanit e kanë të ndaluar të lëvizin në një varg...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do të sulm...
Suedia i ka kërkuar zyrtarisht Kinës që të bashkëpunojë me...
Një ndërtesë shtetërore në Bjellorusi u përdor nga ush...
Një aksident me vlerë 6 milionë paundshe ka ndodhur nj...
Shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, thotë se në vi...
Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar një pers...
Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së U...
Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve që f...
Katrin Ivanova, Vanya Gaberova, dhe Tihomir Ivanchev i moh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...