I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Kriza e popullsisë në Rusi po thellohet. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se Rusia mund të humbasë gjysmën e saj, deri në fund të këtij shekulli. Si reagim ndaj situatës Moska po rrit përpjekjet kundër atij që e quan, ideologji liberale, me një ligj që gjobit këdo që përqafon një mënyrë jetese pa fëmijë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, sjell më shumë detaje.
Të kesh ose jo fëmijë në Rusi, është ende një zgjedhje personale. Por një stil jetese pa fëmijë tashmë është i ndaluar me ligj.
Parlamenti rus, Duma, miratoi një ligj në muajin nëntor që vendos gjoba për ata që, sipas tij, mbështesin atë që e quan “propagandë e refuzimit të qëllimshëm për të lindur fëmijë”.
Ligji u miratua nga ligjvënësit rus që akuzojnë Perëndimin për përhapjen e një ideologjie liberale që po ndikon tek çiftet e reja ruse që të shmangin të pasurit fëmijë.
“Ky është sigurisht element i një lufte të madhe hibride kundër vendit tonë, së bashku me propagandën e drogës, pedofilisë, propagandës së ndryshimit të gjinisë, marrëdhënieve seksuale jotradicionale, propagandës së vetëvrasjes”, thotë Sergei Boyarskiy, ligjvënës nga partia e Presidentit rus Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”.
Qeveria nuk ka përmendur individë apo organizata që synon të sulmojë me ligjin e ri.
Megjithatë, disa shoqata të të drejtave të njeriut, që ende punojnë brenda Rusisë, e shohin ligjin si një instrument represioni.
“Ka gjithnjë e më pak hapësirë publike për të shprehur pikëpamje të ndryshme. Këto masa janë vetëm për të penguar diskutimet mbi problemet e amësisë”, thotë Sofia Rusova nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje.
Aktivistët që janë detyruar të largohen nga Rusia, pasi kanë kundërshtuar agresionin e Moskës në Ukrainë, fajësojnë luftën për atë që ata e shohin si një masë shumë të ashpër për të heshtur debatin mbi natalitetin.
“Tani një grua mund të gjobitet nëse thotë se nuk dëshiron të lindë fëmijë, në këtë ekonomi, në këtë situatë kur ka luftë, pra nëse thotë publikisht se nuk mendon se është e sigurt të ketë fëmijë tani”, thotë Roxana Kiseleva, koordinatore në ekzil e organizatës ‘Komiteti Feminist Kundër Luftës’. Ajo i kërkoi Zërit të Amerikës të mos e zbulonte vendndodhjen e saj jashtë Rusisë, për arsye sigurie.
Rusia tani ka 144 milionë banorë. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara thonë se rënia e natalitetit dhe plakja e popullsisë nënkupton se Rusia mund të humbasë gjysmën e këtij numri, deri në fund të këtij shekulli. Udhëheqja ruse e sheh këtë si një skenar katastrofik për një komb me territorin më të madh në botë./ VOA
Nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojn...
Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes a...
Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evrop...
Katedralja "Notre Dame" në Paris do të rihapet pas 5 v...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të prem...
Parlamenti i Australisë ka miratuar ligjin që ndalon media...
Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë pas mes...
Banorët e Libanit e kanë të ndaluar të lëvizin në një varg...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do të sulm...
Suedia i ka kërkuar zyrtarisht Kinës që të bashkëpunojë me...
Një ndërtesë shtetërore në Bjellorusi u përdor nga ush...
Një aksident me vlerë 6 milionë paundshe ka ndodhur nj...
Shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, thotë se në vi...
Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar një pers...
Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së U...
Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve që f...
Katrin Ivanova, Vanya Gaberova, dhe Tihomir Ivanchev i moh...
Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur m...
Popullsia e Ukrainës është zvogëluar gjatë 30 viteve të fu...
Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...