Trump: Kina dhe Rusia po testojnë armë bërthamore në mënyrë sekrete
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...

Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën europiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike.
Kështu thuhet në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Kosovën për vitin 2024, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun europian.
Kosova, për dallim prej vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.
Në dokument përmendet se Kosova e ka përshtatur në mënyrë vullnetare politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian, çka sinjalizon përkushtim të qartë për vlerat e BE-së, veprim shumë i mirëpritur.
Mes tjerash në draft-raport përmendet se Komisioni Europian i ka marrë hapat e parë drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese.
Kosova ishte ndëshkuar me masa prej BE-së në verën e vitit 2023, meqë blloku kishte vlerësuar se autoritetet kosovare nuk kishin bërë mjaftueshëm për t’i parandaluar trazirat që patën shpërthyer në veriun e banuar me shumicë serbe.
“Hapat e tjerë do të varen nga shtensionimi i vazhdueshëm në veri. Komisioni synon t’i heqë masat financiare kur të ketë transferim të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të mbajtura”.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor, katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Këto komuna janë udhëhequr nga shqiptarët prej vitit 2022, kur kryetarët serbë dhe serbë tjerë kishin hequr dorë nga institucionet e Kosovës, si shenjë proteste për disa vendime të marra nga qeveria e Kosovës.
Një raport i publikuar në maj nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë ka nxjerr në pah se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro për projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, ndërsa sektorët më të prekur janë: mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura.
Në draftin e raportit të BE-së është përmendur edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga vetë blloku.
Të dyja vendeve u kërkohet që t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh, të arritur në 2023 dhe aneksin e zbatimit, të arritur po atë vit.
Kosovës i kërkohet të angazhohet në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata që të gjitha komunitetet të kenë qasje në shërbime publike bazike, në përputhje me obligimet e dialogut të nisur qysh më 2011./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...
Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të...
Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-s...
Ditën e djeshme është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve n...
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi...
Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Tr...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin ve...
Krei i BDI-së, Ali Ahmeti tha sot se partia e tij nuk ka a...
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan në raundin e dytë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi disa orë më pa...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se...
Rusia lëshoi në det këtë fundjavë një nëndetëse të re bërt...
Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndal...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-vë, Pete Hegseth deklaroi se...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u zotua të dielën ...
Pesë alpinistë gjermanë kanë humbur jetën nga rënia e një ...
Rambuje, Vjenë, Bruksel - tri qytete, tri procese, tri për...
Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Polici...
Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forc...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se i ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...