Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi një dekret javën e kaluar, i cili duket se synon asetet e kompanive të huaja që vazhdojnë të operojnë në Rusi dhe që ende nuk janë sekuestruar nga qeveria ruse.
Dekreti kërkon përshpejtimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore për të siguruar kapacitetin e mbrojtjes së vendit, por u referohet drejtpërdrejt veprimeve armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera e organizatave të lidhura me to, të cilat synojnë të vendosin masa kufizuese kundër qytetarëve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse.
Gjithashtu ky dekret përcakton një procedurë të veçantë për regjistrimin, shitjen dhe transferimin e aseteve, përfshirë edhe një afat të përshpejtuar, dhe e emëron bankën PSB (më parë e njohur si Promsvyazbank) si organizatoren e vetme të shitjeve të pronave.
Putin-i e nënshkroi këtë dekret si përgjigje ndaj shqyrtimit nga BE-ja të një skeme për t’i dhënë Ukrainës miliarda dollarë në formë huaje, bazuar në asetet e ngrira ruse në BE, të cilat janë bllokuar qëkurse Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në fillim të vitit 2022.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përmendi idenë e një huaje dëmshpërblimi në Parlamentin Europian në fillim të shtatorit.
Meqë Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se mund të mos jenë të gatshme ta financojnë Ukrainën për kohë të gjatë për nevojat e saj për t’u mbrojtur, Bashkimi Europian po shqyrton mënyra të ndryshme për ta mbuluar një pjesë më të madhe të kostove në vitet 2026 dhe 2027, duke hamendësuar se lufta do të vazhdojë.
Von der Leyen i dha argumentet e saj para liderëve të BE-së, të cilët u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit joformal në Kopenhagë, më 1 tetor, për të diskutuar për Ukrainën.
Ministrat e Financave të BE-së pritet të shqyrtojnë më shumë hollësi rreth këtij plani kur të mblidhen në Luksemburg javën e ardhshme.
Edhe pse ende nuk janë përcaktuar të gjitha mekanizmat e huas, disa elemente tashmë janë të qarta.
Asetet ruse të ngrira që prej pushtimit të plotë në vitin 2022, do të përdoren për lëshimin e obligacioneve. Të ardhurat nga këto obligacione do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës në formën e një huaje dëmshpërblimi.
Ukraina do të ishte e detyruar t’i kthente paratë vetëm pasi Rusia t’i ketë paguar dëmet e luftës, sipas një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ukraina do t’ia ripaguante BE-së huan e dëmshpërblimeve për t’i ripaguar mbajtësit e obligacioneve, dhe më pas asetet do të zhbllokoheshin. Nëse kjo skemë zbatohet, Ukraina mund t’i marrë 170 deri në 180 miliardë euro në këste gjatë viteve 2026 dhe 2027, sipas një dokumenti diskutimi të përgatitur nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL).
Kremlini e ka quajtur nismën evropiane formë konfiskimi dhe ka kërcënuar me “përgjigje simetrike”.
Megjithatë, ekzistojnë dallime themelore midis planit të BE-së për huan e dëmshpërblimeve dhe konfiskimit të aseteve të kompanive evropiane që vazhdojnë të operojnë në Rusi, bashkë me privatizimin e menjëhershëm të tyre.
Derisa masa evropiane nuk përfshin asnjë shtetëzim të aseteve federale ruse, dekreti i Putinit duket se synon shtetëzimin e pronave të kompanive private.
Vlerësohet se rreth 800 kompani perëndimore evropiane vazhdojnë të operojnë në Rusi.
Disa prej tyre përmenden në dekret, përfshirë degën ruse të Raiffeisen Bank International të Austrisë, UniCredit të Italisë dhe prodhuesin gjerman të çokollatës Ritter Sport.
Rregullatorët evropianë e kanë nxitur bankën Raiffeisen që nga viti 2022 të largohet nga tregu rus, por ajo ka ngurruar të heqë dorë nga fitimet e mëdha që ka gëzuar deri vonë si një institucion financiar pothuajse monopolist, që mundëson dërgimin e pagesave nga Rusia në Evropë.
Ajo gjithashtu ka hezituar ta humbasë mundësinë për ta llogaritur degën e saj ruse si humbje.
Një shitje e iniciuar nga vetë banka është praktikisht e pamundur për shkak të kushteve që përcaktojnë mënyrën se si të huajt mund të shesin asetet e tyre në Rusi. Një dekret tjetër i nënshkruar nga Putini kërkon zbritje prej 50 për qind dhe një kontribut të detyrueshëm prej 10 për qind në buxhetin rus./REL
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Policia Metropolitane e Britanisë së Madhe deklaroi sot se...
Shefi i industrisë në BE tha se dyfishimi vjen si kundërpë...
Ndeshja e futbollit mes Italisë dhe Izraelit do të zhvillo...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka zhvilluar sot një ...
Papa Leo XIV do të bëjë udhëtimin e tij të parë apostolik ...
Greta Thunberg, aktivistja 22-vjecare suedeze, mbërriti në...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij r...
Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim qëmund të kufiz...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Kumanovë ...
Dje në Kairo u mbyll dita e parë e bisedimeve për armëpush...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe kryeminist...
Ministrja e Energjisë në Ukrainë, Svitlana Hrynchuk, tha s...
Një kryebashkiake e sapozgjedhur u gjet e plagosur në Gjer...
Izraeli shënon sot përvjetorin e dytë të sulmit të 7 tetor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Serb...
Sot shënohen 2 vite nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7...
Ditën e sotme shënohen dy vite që nga sulmet e Hamasit nda...
Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve nga tragjedi...
Policia e Sydney-t ka deklaruar se vazhdon të mbajë në arr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...