web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stubb i Finlandës: Do t’i raportoj Trump-it mbi vizitën në Kiev

7 Tetor 2025, 16:48, Kosova & Bota CNA
Stubb i Finlandës: Do t’i raportoj Trump-it mbi vizitën në
alexander stubb

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe kryeministri i vendit, Petteri Orpo pritet të zhvillojnë vizita zyrtare në Washington në datat 9 dhe 10 tetor që të diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve si dhe për dhe pushtimin rus në Ukrainë.

Më 11 shtator të këtij viti, Stubb gjatë vizitës së tij në Kiev kritikoi Sllovakinë dhe Hungarinë për vazhdimësinë e tyre në blerjen e naftës ruse.

“Presidenti Trump ka të drejtë kur thotë që ne, si fillim duhet të vëmë rregullin në shtëpinë tonë, dukë mos blerë më gaz e naftë nga Rusia dhe kjo i drejtohet Hungarisë dhe Sllovakisë”, ishte shprehur Stubb në deklaratën e tij gjatë qëndrimit në Kiev.

Finlanda, vend kufitar me Rusinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore mbajti një pozicion neutral, por me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ajo aplikoi të bëhej anëtare e NATO-s dhe kjo u finalizua në 4 prill të vitit 2023./CNA





Lajmet e fundit nga