Qeveria hungareze ashpërson rregullat për abortin
Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekre...

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se Kosova është shtet i pavarur, teksa në organin ligjvënës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, prezantoi raportin për dialogun politik me Kosovën.
“Çfarëdo që dëshironit arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kushdo që është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, tha Kamberi.
Ai iu kundërpërgjigj deklaratave të Vuçiçit, i cili tha se për aq kohë sa ai të ketë ndikim “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës".
Kamberi deklaroi se serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë, dhe kanë përfaqësim në Kuvend dhe Qeveri, ndërkaq këto të drejta nuk i ka minoriteti shqiptar dhe minoritetet e tjera që jetojnë në Serbi.
Deputeti Kamberi tha se një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është një ndër sfidat më të vështira dhe se është obligim i Vuçiçit që ta udhëheqë Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë europiane.
Ai tha se përmirësimi i raporteve me “armikun e përjetshëm” kërkon aftësi për të kuptuar se “nuk ka pajtim pa u përballur me të kaluarën”.
Sipas Kamberit, Vuçiçi e ka përgjegjësinë më të madhe që t’u tregojë qytetarëve serbë për Kosovën “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambiciet politike”. Ai po ashtu tha se në Serbi ende nuk atmosferë që dikush t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kamberit, Vuçiçi tha se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se serbët në veri të Kosovës nuk kanë status të njëjtë me shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë.
“Ju po e paraqisni situatën sikur Kosova është shtet i pavarur, se nuk ka asgjë të diskutueshme, por se bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje dypalëshe që vendos barazi dhe identitet të të drejtave të serbëve dhe shqiptarëve në dy shtete të pavarura. Por, çështja nuk është kështu”, tha Vuçiç.
Vuçiçi i tha Kamberit se “nuk kam asgjë kundër” dënimit të krimeve që kanë ndodhur kundër shqiptarëve, por shtoi se pala tjetër “hesht dhe nuk po flet” për krimet, siç tha presidenti serb, të kryera nga ata.
Vuçiç po ashtu e pranoi se Kamberi ka të drejtë kur thotë se autoritetet nuk po investojnë mjaftueshëm në dy komunat në jug të Serbisë, që banohen nga shqiptarët – Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Medvegjë. Por, presidenti i Serbisë paralajmëroi se do të ketë më shumë investime në këto tri komuna, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.
Ndryshe, në Kuvendin e Serbisë u prezantua raporti i Qeverisë për dialogun e zhvilluar me Kosovën që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.
Kosova dhe Serbia e zhvillojnë këtë proces që nga viti 2011, i cili ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Por, dy palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një zgjidhje kompromisi./ REL
Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekre...
"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as d...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën q...
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut, i Kombeve të Bas...
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ...
Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me pr...
Që prej datës 8 shtator Britania është futur në 10-ditëshi...
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu tha: "Greqia vazhdon të gër...
Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë...
Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë tele...
Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të di...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe...
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se vetë...
Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përball...
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko ...
Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...