Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, të martën. Ata gjithashtu thanë se po punonin për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gazë. Megjithatë, edhe nëse arrihet një marrëveshje, administrata e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të trashëgojë problemin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Patsy Widakuswara, njofton mbi politikën e mundshme të Uashingtonit nënpresidenten Kamala Harris nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Izraeli kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në një kamp refugjatësh në Gazë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.
Një prej pengjeve u shpëtua të martën.
“Farhan Alkadit i urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tij. Përgëzoj ushtrinë izraelite dhe shërbimin e inteligjencës Shin Bet për një tjetër operacion të suksesshëm shpëtimi. Ne po punojmë pandërprerë për të kthyer të gjitha pengjet tona”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Për këtë çështje foli edhe nënpresidentja Kamala Harris teksa pranoi emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për presidente, javën e kaluar.
“Unë dhe Presidenti Biden po punojmë për t'i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha zonja Harris.
Veç mandatit të saj si nënpresidente, zonja Harris nuk ka përvojë tjetër në politikën e jashtme.
Këshilltari i saj për sigurinë kombëtare është Phillip Gordon, i cili ka shërbyer si nënpresident demokrat, duke përfshirë Bill Clinton-in, Barack Obama-n, si dhe Joe Biden-in.
Kjo sinjalizon vazhdimësinë e administratave të mëparshme demokrate.
Kjo përfshinë vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin, një gjë që është konfirmuar edhe nga ish-këshilltarja për siguri e zonjës Harris.
“Nënpresidentja dhe presidenti e kanë mbështetur vazhdimin e ndihmave ushtarake për Izraelin, jo vetëm për arsye të marrëveshjes, por kanë përkrahur edhe rritjen e mbështetjes për shkak të nevojave të Izraelit për siguri”, thotë Halie Soifer, e cila tani udhëheq Këshillin Demokratik Herbre të Amerikës.
Ndihma pritet të vazhdojë pavarësisht kërkesave të komuniteteve arabe dhe myslimane si dhe të progresistëve dhe demokratëve të rinj, që duan vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.
Nënpresidentja Harris, megjithatë, ka shprehur keqardhje më të madhe ndaj vuajtjeve të palestinezëve sesa Presidenti Biden.
“Ne nuk mund të kuptojmë shumë nga ajo që thotë tani pasi deklaratat e saj kanë qëllim të fitojnë zgjedhjet dhe të mbajnë Partinë Demokratike të bashkuar. Ndërsa demokratët janë të ndarë në dy grupe, njëri që mbështet më shumë Izraelin dhe tjetri që shpreh simpati për palestinezët. Ajo do të vazhdojë të bëjë deklarata sa për të thënë diçka. Pikërisht këtë po bën”, thotë Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan në Tel Aviv. Ndryshe nga zoti Biden i cili shpesh thotë se është zionist, zonja Harris, prindërit e së cilës janë emigrantë nga Xhamajka dhe India, mund të jetë më e vëmendshme ndaj qëndrimeve të vendeve të pjesës jugore të globit që përfshinë Amerikën Latine dhe Afrikën.
“Ajo është e vetëdijshme se si ndihet pjesa tjetër e botës për Lindjen e Mesme, për neo-kolonializmin, neo-imperializmin dhe unë me të vërtetë shpresoj që ajo të ketë mundësinë t'i marrë parasysh këto qëndrime nëse bëhet presidente. Kjo është ajo që i duhet politikës së jashtme amerikane për t'u përballur me sfidat përpara, të cilat janë shumë të ndryshme nga sfidat e tri dekadave të fundit”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Nëse ajo fiton në nëntor, zonja Harris do të trashegojë sfidat e paraardhësve të saj, duke përfshirë edhe konfliktin e tejzgjatur në Lindjen e Mesme. Ajo duhet të hartojë politikën e saj të jashtme, një çështje komplekse me rëndësi të madhe, që përfshin interesa të shumta./ Voa
Një "YouTuber" i famshëm, i cili shantazhoi qindra vaj...
Vjeshta në Bruksel zakonisht nis furishëm në mes të sh...
Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift ...
Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite n...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me ud...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ink...
Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCH...
Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar edhe një tjetër p...
Pronari i “Meta”, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se i vjen ...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë,...
Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten n...
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hop...
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërt...
"Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gj...
Europol ka mbështetur policinë spanjolle dhe atë kolumbian...
Prokurori i posaçëm, Jack Smith, i kërkoi të hënën një...
Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedh...
21-vjeçari nga Sri Lanka nuk priste të dërgohej në vij...
Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër su...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka biseduar me p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...