E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në një fjalim historik të mbajtur në Kongresin e SHBA-së më 12 mars 1947, Presidenti Truman u ndal te përhapja kërcënuese e komunizmit dhe ndikimi i pushtetit sovjetik në Evropën Lindore. E njohur edhe si “Doktrina Truman”, ajo përshkroi linjat e betejës për Luftën e Ftohtë si një luftë midis autokracisë dhe demokracisë, diçka që rezonon çuditërisht edhe sot në Ukrainë.
“Mënyra e jetesës sovjetike, bazohet në vullnetin e një pakice, e imponuar me forcë ndaj shumicës. Ajo mbështetet te terrori dhe shtypja, te një media e kontrolluar, te zgjedhjet me rezultat të fiksuar dhe nga shtypja e lirive personale... Popujt e lirë të botës kërkojnë nga ne mbështetje për ruajtjen e lirive të tyre”- deklaroi ndër të tjera Truman.
Sot vendi i Bashkimit Evropian që i ngjan më shumë atij shteti autoritar shtypës është Bullgaria, e cila po përballet aktualisht me një krizë ekzistenciale. Ajo ka rrëshqitur në një autokraci të qeverisur nga një elitë politike, e cila ka uzurpuar gjyqësorin dhe ka rrënjosur kulturën e mosndëshkimit.
Ajo është në thelb Rusia e re. Duke pasur parasysh lidhjet e saj historike me Rusinë, nuk është çudi që Bullgaria ka një qasje të dyfishtë dhe ngurruese në mbështetjen e saj për Ukrainën. Për BE-në dhe Këshillin e Evropës, Bullgaria përfaqëson një problem madhor lidhur me reputacionin dhe besueshmërinë.
Është shteti anëtar më i korruptuar, thekson "Transparency International". Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ky vend ka “probleme serioze me respektimin e të drejtave të njeriut si dhe me pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin e qeverisë”. Ashtu si Rusia, edhe Bullgaria është kthyer në një shtet mafioz.
Ajo qeveriset aktualisht nga një kleptokraci autokratike dhe një grup oligarkësh, origjina e të cilëve mund të gjurmohet te shërbimi sekret i epokës komuniste, Komiteti për Sigurimin e Shtetit (CSS), ekuivalenti i KGB-së sovjetike dhe te privatizimi i aseteve shtetërore.
Sipas ish-Ministrit bullgar të Drejtësisë, Hristo Ivanov, kjo krizë po e minon besueshmërinë e BE-së, sepse Brukseli ka dështuar të reagojë si duhet ndaj përshkallëzimit të korrupsionit në shtetin e saj më të varfër. Ai pretendon se BE-ja ka qenë e vetëkënaqur në mbikëqyrjen e reformave gjyqësore në Bullgari, ndërsa në të njëjtën kohë e ka ushqyer korrupsionin me fondet evropiane.
“Në rast se BE-ja nuk është në gjendje të garantojë standarde minimale të sundimit të ligjit në një shtet anëtar aq të dobët sa Bullgaria... atëherë për çfarë është e aftë. Ky nivel i kapjes së shtetit në Bullgari u mundësua vetëm nga lehtësia e marrjes së fondeve të BE-së”, - thekson Ivanov.
Në zemër të krizës është mungesa e pavarësisë së gjyqësorit. “Problemi është se Prokurori i Përgjithshëm në Bullgari ka një pushtet shumë të madh dhe për pasojë një ndikim joproporcional brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe mbi gjyqtarët”, - shprehet Tobi Kadman, avokat që ka punuar në Bullgari.
Sipas tij “konsolidimi i këtij pushteti të pakontrolluar, ka shkaktuar gërryerjen e pavarësisë së gjyqësorit”. Dhe ashtu si Rusia, erozioni i shtetit të së drejtës është viktima e parë e një prejardhjeje në autokraci. Prokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2019.
Në mënyrë të pazakontë, emërimi i tij shkaktoi protesta të forta të qytetarëve çdo mbrëmje, për shkak të akuzave se atij i mungonte pavarësia dhe integriteti për të mbajtur një post kaq të rëndësishëm. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij duke pretenduar se “një mafia oligarkike ka kapur shtetin dhe ka shtrirë tentakulat e saj në institucione të tilla si gjyqësori, media dhe shërbimet e sigurisë” duke qëndruar mbi ligjin.
Sondazhet e fundit treguan se 80 për qind e bullgarëve e konsideronin korrupsionin si një dukuri të përhapur në vend. Në korrikun e vitit 2020, mijëra protestues u rikthyen në rrugët e Sofjes kur prokurorët e shtetit shkuan për një kontroll në zyrat e presidentit.
Ata e konsideruan këtë bastisje të paprecedentë ndaj kreut të shtetit si një dredhi për të larguar vëmendjen nga mungesa e hetimeve ndaj oligarkëve për korrupsion dhe hakmarrje për përpjekjet e tij për të bllokuar emërimin e prokurorit të përgjithshëm një vit më parë.
“Një Prokuror i Përgjithshëm në detyrë mund të abuzojë me detyrën e tij ose të kryejë krime të tjera pa u ndëshkuar. Ky organ përbën në thelb një nga kërcënimet kryesore për sundimin e ligjit në Bullgari”- thotë juristja bullgare, Radosveta Vasileva.
Roli i plotfuqishëm i Prokurorit të Përgjithshëm ilustrohet nga goditja e Nexo, një kompani lider në botën e financave që menaxhon mbi 2 miliardë dollarë asete për 5 milionë njerëz në 200 vende. Që nga janari i këtij viti, Nexo dhe punonjësit e tij në Bullgari janë vënë nën shënjestrën e kryeprokurorit bullgar.
“Është një sulm i koordinuar me pretendime për sjellje kriminale, të bazuara në akuza të fabrikuara dhe të motivuara politikisht. Prokurori i Përgjithshëm u përpoq të rekrutonte partnerë ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit për të mbështetur legjitimitetin e hetimit kundër Nexo dhe drejtorëve të tij në një proces të pahijshëm”, - thotë Tobi Kadman.
Taktika e “bashkëpunimit ndërkombëtar” dështoi dhe Prokurori i Përgjithshëm reagoi duke pretenduar një komplot të orkestruar brenda vendit. “Ata bënë akuza shumë të rreme, duke shkelur prezumimin e pafajësisë dhe duke zhdukur çdo shans që ata që janë nën hetim t’i nënshtrohen një gjykimi të drejtë. Realiteti është se drejtorët e Nexo-s u vunë në shënjestër për shkak të mbështetjes së tyre për opozitën politike, reformën dhe fundin e korrupsionit”- thekson Kadman.
Bullgaria përballet aktualisht me një moment kritik, i cili ka pasoja serioze për besueshmërinë e BE-së. Kongresmeni amerikan, Uorren Dejvidson, e quajti Prokurorin e Përgjithshëm në Bullgari një kërcënim “për stabilitetin e NATO-s”.
Bullgaria është një shtet që i ngjan çuditërisht Rusisë në vitet e para të sundimit të Putinit, kur sundimi i ligjit u keqpërdor për të shënjestruar biznesmenë që kundërshtonin agjendën e tij politike. Tani që Lufta e Ftohtë është ringjallur, Bullgaria është bërë si Rusia, një shtet mafioz./ Përshtatur nga CNA.al
LOS ANXHELOS - Skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televiz...
Administrata e Presidentit Biden do të dërgojë një persone...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi në Bruksel m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Khader Adnan, udhëheqës i grupit militant Xhihadit Islamik...
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike ...
Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në Francë ...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetë...
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia...
Rusia lëshoi 18 raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës të h...
Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bis...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris ku tre perso...
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se f...
Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që t’i hapin d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...