Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç do dëshironim
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...

Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jacques” u ndërtuan 27 kazerma për xhandarmërinë – ku përgatiteshin dhe vepronin punonjësit policorë të kohës - muret e larta dhe rrethimi nuk lejonin askënd nga banorët e qytetit as të shihnin se çfarë ndodhte atyre brenda. Një shekull më vonë, pakkush do ta kishte menduar se në këto godina do të mund të jetoje apo të kaloje vitet e universitetit.
Rreth 56 mijë metër katrorë që dikur i shërbenin xhandarmërisë e më vonë policisë belge, kanë kaluar krejtësisht tek rezidentët dhe studentët e Brukselit, të cilët përballen në të shumtën e kohës me qira të shtrenjta ose me ‘luftën' e përditshme për gjetjen e një shtëpie.
Nga kazerma, në apartamente dhe konvikte
Të gjendur në këtë situatë dhe para ndryshimeve të shpejta sociale, ekonomike dhe mjedisore, rajoni i Brukselit mori nën administrim këtë pronë në vitin 2018. Por transformimi erdhi nga bashkëpunimi i dy universiteteve prestigjoze belge: "Université Libre de Bruxelles” dhe "Vrije Universiteit Brussel”, të cilët të mbështetur nga një grant prej rreth 12 milionë eurosh nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal (EFRD), mundën që ta shndërrojnë kompleksin "Usquare” në një ndërthurje tepër të efektshme mes botës akademike dhe hapësirës urbane. "Programi ka mbështetur nismat që kontribuojnë tek përmirësimi i ‘metabolizmit urban', në linjë me strategjinë e Bashkimit Europian mbi zhvillimin e qëndrueshëm urban” – thotë Quentin Richard, përfaqësues i EFRD-së.
Investimi kryesor i projektit u përmbyll në shkurtin e këtij viti, por në kompleks punohet ende dhe banorët e rinj do të "pushtojnë” apartamentet aq shumë të dëshiruara. 70% e familjeve që do të strehohen në këtë kompleks do të përfitojnë nga shërbimi i banesave sociale dhe 30% do të mund të marrin me qira mjediset e tjera. Ndërsa rreth 460 dhoma janë planifikuar për studentët.
Bruno Allardin, urbanist dhe arkitekt, drejtuesi i projektit nga Koorporata e Zhvillimit Urban, shpjegon se "Usquare” shërben si kompleks banesash sociale dhe apartamentesh, qendër edukimi dhe qendër kërkimore për autizmin, sipërmarrjen dhe inovacionin, krahas hapësirës akademike. "Usquare po i risjell gjallërinë dhe ngrohtësinë kësaj lagjeje. Ai përmirësoi sitet e trashëgimisë si dhe forcoi strategjinë e energjisë qarkulluese” – shprehet Allardin.
"Kemi ricikluar tullat, dritaret, dyert... Pjesa më e madhe është riciklim” – thotë gjeografi Benjamin Wayens, njëkohësisht koordinatori shkencor për "Usquare” nga "Université Libre de Bruxelles”, i cili thekson se e gjithë kjo punë ka marrë kohë dhe nuk është përmbyllur ende, pikërisht se "është dashur më shumë kohë dhe mund për të ricikluar se sa do të duhej për të shembur muret dhe për t'ia nisur nga e para”. Gjithashtu, përshtatja me ndryshimet klimatike ka bërë që transformimi të përfshijë edhe vendosjen e paneleve diellore, sistemin qëndror ftohës dhe një rrjet të ri për ngrohje. Biznese që ndihmojnë fermerët
Francois Viellevoye ishte pjesë e një rrjeti produktesh organike, para se të hapte biznesin e saj plot ngjyra dhe aromëra të mrekullueshme të stinës së vjeshtës në kompleksin e "Usquare”. Asaj nuk i pëlqente që supermarketet e mëdha "mbysnin” prodhuesit lokale të pakicës. Dhe një ditë, teksa e gjithë bota përballej me pandeminë dhe izolimin, ajo vendosi që të ideonte e një vit më pas të hapte biznesin e saj të vogël "Pedaló” në Bruksel dhe t'u vinte në ndihmë fermerëve të zonave përreth. Ish-barrakat e xhandarmërisë iu dukën vendi ideal për t'ia nisur nga e para.
"Ideja fillestare ishte të paturit e një zgjedhjeje tjetër, përveç supermarketeve të mëdha, dhe të paturit e frutave dhe perimeve të freskëta direkt nga prodhuesit. Ne nuk e negociojmë çmimin me ta, sepse nuk duam që t'u krijojmë atyre presion dhe duam që ata të marrin mbrapsht mundin” – thotë Francoise.
Ajo është vetëm një nga sipërmarrësit e vegjël që po luan një rol thelbësor në transformimin e kësaj qendre të re urbane. Pak metra më tutje, punëtorët po bëjnë gati një treg tjetër që do të plotësojë nevojat e rezidentëve të rinj, i cili po ngrihet pikërisht aty ku një shekuj më parë ishte arena e stërvitjes së kuajve të xhandarmërisë.
Sepse ashtu si ruajtja e trashëgimisë dhe ekonomia qarkulluese, ushqimi i qëndrueshëm dhe pakësimi i mbetjeve ushqimore është një tjetër ambicie e shëndetshme e kompleksit më të ri të Brukselit./ DW
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palest...
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – gru...
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gaz...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala ...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...