VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë më 1 maj, gjatë vizitës së tij në Izrael, dhe i tha presidentit të vendit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje armëpushimi në luftën në Gazë.
Kjo është vizita e shtatë e Blinken-it që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në tetor. Ai po përpiqet të arrijë një marrëveshje armëpushimi, që do të lironte pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në këmbim të ndalimit të luftimeve. Të burgosurit palestinezë gjithashtu pritet të lirohen si pjesë e marrëveshjes.
Blinken ka fajësuar Hamasin për çdo vonesë në arritjen e një marrëveshjeje.
“Ne jemi të vendosur të arrijmë një armëpushim që sjell pengjet në shtëpi dhe ta arrijmë atë tani, dhe arsyeja e vetme që kjo nuk do të arrihej është për shkak të Hamasit”, tha ai.
Blinken vizitoi udhëheqësit kryesorë rajonalë në Arabinë Saudite dhe Jordani përpara se të mbërrinte në Izrael. Ai u takua me presidentin izraelit, Isaac Herzog, dhe do të takohej më vonë me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ai do të takohet edhe me familjet e pengjeve si dhe do të vizitojë një port izraelit ku po lejohet hyrja e ndihmave humanitare që dërgohet në Gazë.
Marrëveshja në zhvillim mes Izraelit dhe Hamasit duket se po avancon, raporton agjencia e lajmeve AP, por një pikë kyçe ku ajo po ngec mbetet dyshimi nëse lufta do të përfundojë si pjesë e marrëveshjes – kërkesë që Hamasi e ka përsëritur e që Izraeli e refuzon.
Të martën, Blinken tha se Izraeli planifikon të hapë një vendkalim të madh të ndihmave humanitare në Gazën veriore. Lufta Izrael-Hamas ka rrafshuar pjesë të mëdha të veriut të Gazës dhe uria është e pashmangshme për qindra mijëra civilë që mbeten atje.
Gati shtatë muaj të bombardimeve izraelite dhe ofensivave tokësore në Gazë kanë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare.
Lufta Izrael-Hamas u nxit nga sulmi i paprecedentë i 7 tetorit në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 pengje. Izraeli thotë se militantët ende mbajnë rreth 100 pengje dhe eshtrat e më shumë se 30 të tjerëve./REL
Akuza: Spiunazh veçanërisht i rëndë në shërbim të Rusi...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua s...
Facebook dhe Instagram i Metës janë subjekt i një hetimi m...
Rezultatet e barometrit të shkollave gjermane të publikuar...
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçe...
“Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut janë në sh...
Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua ...
Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Francën, Serb...
Gjendja e popullsisë civile në Rripin e Gazës vazhdon të j...
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtj...
Lagjja e njohur e Berlinit, Kreuzberg, mbetet e lidhur ngu...
Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Ma...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i drejtoi sëri...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është i...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisu...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielë...
Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar ...
Një operacion nga Autoriteti Portual është duke u zhvi...
Përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin p...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...