Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi
Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar ...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj 'Vëllezërit e Italisë', po ajo shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane.
Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.
"Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali, të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë e që do ta çojë të majtën në opozitë", u tha zonja Meloni mbështetësve në një konferencë partie në qytetin bregdetar të Peskarës, nga ku dhe nisi fushatën.
Zonja Meloni, partia e së cilës i ka rrënjët tek grupi fashist i Benito Musolinit, bëri thirrje për daljen e Italisë nga euro-zona kur ishte opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022, ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane.
Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro-evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme.
Partia e saj gëzon mbështejen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe "Lëvizjes me Pesë Yje", një formacion i majtë qëe gëzon 16% mbështetje.
Emri i zonjës Meloni do të jetë i parë në fletën e votimit për partinë 'Vëllezërit e Italisë', në të pesë zonat zgjedhore të Italisë, por ajo u zotua se nuk do të përdorë "asnjë minutë" nga koha e saj si kryeministre, për të bërë fushatë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein, njoftoi javën e kaluar se edhe ajo do të kandidojë gjithashtu, sikurse Antonio Tajani, kreu i partisë së qendrës "Forza Italia", një parti pjesë e koalicionit qeverisës.
Të tre udhëheqësit shpresojnë të fitojnë votat e atyre që kanë pak interes për politikën, por që tërhiqen nga emrat e shefave të partive në fletëvotim.
Duke supozuar se do të zgjidhen, si zonja Meloni ashtu edhe zonja Schlein e zoti Tajani, pritet të heqin dorë nga vendet e tyre, duke u hapur rrugën kandidatëve të dytë, në listën e partive të tyre./ VOA
Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar ...
Një operacion nga Autoriteti Portual është duke u zhvi...
Përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin p...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Në fjalimin mbajtur në darkën vjetore të korrespondent...
Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se...
Kina do të dërgojë dy panda të rritura në shtetin amerikan...
Qindra njerëz të tjerë u arrestuan në kampuset e kolegjeve...
Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtete...
Në portin e Pireut, një delegacion francez me flakën olimp...
"Pa fermerë, nuk ka më bukë", ky ishte një slogan popullor...
Raketat ruse goditën objektet që prodhojnë energji eletrik...
Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, t...
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të pu...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbë...
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në ...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u shp...
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarë...
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shtetev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...