Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Në fjalimin mbajtur në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan Joe Biden kritikoi rivalin e tij republikan Donald Trump për papjekuri, ai bëri gjithashtu shaka me moshën e vet të madhe, si dhe sfidoi përfaqësuesit e medias në Uashington.
"Sigurisht që mosha është problem. Jam një burrë i rritur, që po konkuron me një 6-vjeçar", tha zoti Biden duke iu referuar rivalit të tij politik, Donald Trump.
Tetëdhjetë e një vjeçari Joe Biden, tha se ai dhe ish-Presidenti Trump, 77 vjeç kanë vetë një gjë të përbashkët që është "mosha" përjashtuar faktin që siç tha ai “mua nënpresidenti im në fakt më mbështet". Një fjali që dukshëm i referohej marrëdhënieve të ndryshme mes tij dhe nënpresidentes Kamala Harris nga njëra anë dhe zotit Trump e ish-nënpresidentin Mike Pence nga ana tjetër.
Në një reagim të tij në platformën "Truth Social" lidhur me darkën e korrespondentëve, zoti Trump e cilësoi ngjarjen si "diçka të keqe" e Presidentin Biden, një fatkeqësi absolute, që nuk ka ku të shkojë më keq.
Takimi u mbajt ndërsa një grup njerëzish të mbledhur jashtë ambjenteve ky po zhvillohej ngjarja, protestuan kundër qëndrimeve të administratës së zotit Biden në raport me luftën në Gazë.
Qindra protestues inkurajuan gazetarët që të bojkotonin aktivitetin e t'u bashkoheshin në kritikat drejtuar administratës.
Zoti Biden shmangi grumbullin e madh të njerëzve në pjesën e përparme të hotelit ku po mbahej aktiviteti duke hyrë nga pjesa e pasme e tij, ku ndodheshin grupe më të vogla protestuesish, që bënin thirrje për armëpushim në Gazë.
Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet shekullor, bën bashkë gazetarë, politikanë dhe personalitete të jetës sociale e kulturore.
Ajo shoqërohet shpesh me shaka e sarkazëm miqësore nga presidenti në një fjalim që ka në epiqendër gazetarët apo dhe ftuar të tjerë që zakonisht ndodhen në audiencë.
Gjatë fjalës së tij zoti Biden ofroi disa këshilla për gazetarët.
"Sinqerisht nuk po ju kërkoj të mbani anë, por të ngriheni në nivelin që kërkon situata aktuale. Të mos merreni me atë çfarë tregojnë sondazhet lidhur me garën apo të mos shpërqendroheni nga zhvillime dytësore, që përdoren për sensacion, por të përqëndroheni tek ajo çka rrezikohet”, tha Presidenti Biden.
Këtë vit, darka e korrespondentëve u drejtua nga komediani i emisionit të njohur satirik “Saturday Night Live”, Colin Jost./ Voa
Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se...
Kina do të dërgojë dy panda të rritura në shtetin amerikan...
Qindra njerëz të tjerë u arrestuan në kampuset e kolegjeve...
Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtete...
Në portin e Pireut, një delegacion francez me flakën olimp...
"Pa fermerë, nuk ka më bukë", ky ishte një slogan popullor...
Raketat ruse goditën objektet që prodhojnë energji eletrik...
Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, t...
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të pu...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha ...
Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbë...
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në ...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u shp...
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarë...
Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shtetev...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi një ndihmë ma...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...
Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futu...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste...
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asambl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...