Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.
Mesazhi në dukje synonte të përforconte mbështetjen e lëkundur mes përkrahësve të tij demokratë si dhe vendeve aleate që përballen me mundësinë e një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të republikanit Donald Trump.
Presidenti Biden është përpjekur të bindë votuesit dhe donatorët se ai është i gatshëm për t’u rizgjedhur pas një paraqitjeje të dobët në debatin presidencial me zotin Trump.
Ai është përpjekur ta tregojë veten nëpër fushata elektorale, përmes një letre sfiduese drejtuar ligjvënësve demokratë dhe tani në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, duke përcjellë mesazhin se është i gatshëm edhe për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.
“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta”, tha zoti Biden teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75-vjetorin e aleancës. “Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai me zë të fortë dhe kokën lart.
Takimi i NATO-s vjen në një moment prove për presidencën e demokratit Biden. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publikisht që të heqë dorë nga fushata për Shtëpinë e Bardhë. Ligjvënës të tjerë, në biseda private, i kanë kërkuar zotit Biden që të tërhiqet, ndërsa donatorë të profilit të lartë kanë ngritur shqetësime lidhur me aftësitë e tij në garën kundër republikanit Trump. Presidenti Biden do të përballet me biseda të rëndësishme dhe të vështira lidhur me sigurinë globale gjatë takimit të NATO-s në kryeqytetin amerikan.
Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu t'u tregojë votuesve amerikanë se zoti Biden zotëron forcën e duhur për të përballuar më së miri ditët e ngjeshura të takimit, bisedat zyrtare në mbrëmje, darkat e gjata diplomatike dhe një konferencë shtypi në fund të takimit të NATO-s.
Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden njoftoi mbi hapat madhorë që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T.
Aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës.
“Ky është një moment kyç për Evropën, komunitetin transatlantik dhe për botën”, tha zoti Biden. Presidenti Biden e nderoi shefin e NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Takimi i lartë i NATO-s i jep Presidentit Biden mundësinë e tij të parë për t’u takuar ballë për ballë me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, pas telefonatës së javës së kaluar për t’i uruar fitoren e zgjedhjeve. Presidenti Biden do të takohet me kryeministrin anglez të mërkurën dhe Presidentin Zelenskky të enjten.
Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina./VOA
Prokurori në gjyqin federal që po zhvillohet ndaj Sena...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se do...
Ish-presidenti socialist i Francës, Francois Hollande ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia ësh...
Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington...
Rusia ka lëshuar një fletarrestim për Yulia Navalnayan...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është r...
Në orët e para të së martës janë djegur dy kamionë në ...
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë dyshimet në lidhje me ...
Në Gjermani sapo ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili...
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane...
Justin Bieber është bërë këngëtari i fundit në një var...
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashi...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hën...
Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqje...
Një tjetër protestë është regjistruar këtë të hënë në ...
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presiden...
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...