“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, i tha të hënën agjencisë serbe të lajmeve "Tanjug" se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës dhe Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Por, theksoi ai, forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe misioni i EUFOR-it në Bosnjë janë të gatshme “të pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”.
“Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për të trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës. Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu (i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian), plani (evropian) i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për të trajtuar shkaqet e dhunës", tha zoti O'Brien, sipas agjencisë së lajmeve "Tanjug".
I pyetur pse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR ishte e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, zoti O'Brien tha se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës".
"Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”, tha zoti O’Brien, duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj. Mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt qëndrueshmërisë në rajon ne do të vazhdojmë ta mbështesim”.
Diplomati amerikan ritheksoi mbështetjen ndaj bisedimeve Kosovë – Serbi dhe themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
"Janë rreth 400 asociacione të komunave në të gjithë Evropën dhe ne mendojmë se ky do të ishte një i tillë," tha ai, duke nënvizuar se bisedimet janë rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.
Të hënën zoti O’Brien diskutoi në Uashington për këto çështje edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Bashkë diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të Shteteve të Bashkuara për suksesin e këtij procesi”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Ndonëse formalisht synon integrimet evropiane, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën, e cila mbështet pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, që shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.
Beogradi, ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Zoti O’Brien tha se mbështetja për Ukrainën është me rëndësi jetike.
“Ukraina lufton për parimin themelor të tërësisë tokësore. Unë e di që presidenti (serb Aleksandar) Vuçiç flet në lidhje me këtë parim, ne nuk pajtohemi për disa nga aplikimet e tij, por në këtë kontekst, e mirëpresim atë që Serbia po bën duke vënë në dispozicion armët e saj për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për një parim bazë të së drejtës ndërkombëtare”, tha zoti O’Brien./ VOA
Justin Bieber është bërë këngëtari i fundit në një var...
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen këtë javë në Uashi...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hën...
Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqje...
Një tjetër protestë është regjistruar këtë të hënë në ...
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presiden...
Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të ...
Një koalicion i së majtës franceze që u bë bashkë papr...
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar mbrëmj...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar se re...
Nga Ali Salaj VOA Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale...
Pas rezultateve paraprake, Kryeministri i Francës Gabr...
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim ...
Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një ...
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi ...
Publikimi i rezultateve të para nga sondazhet e mediav...
Mësohet se në orët e pasdites, Greqia është goditur ng...
Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të plan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...