Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...

Në kuadrin e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë, Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping. Ky është takimi i tyre i fundit, ndërsa Presidenti Biden është në përfundim të mandatit të tij dhe udhëheqësit botërorë përgatiten për administratën e ardhshme amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që e merr detyrën në janar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara ndoqi takimet e Presidentit Biden në Lima, të Perusë.
Presidenti Joe Biden iu bashkua të shtunën udhëheqësve botërorë që morën pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, Peru. Mandati i tij përfundon në janar.
Si pjesë e turneut të tij përmbyllës, Presidenti Biden u takua me Presidentin kinez Xi Jinping.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë rivalë në shumë çështje, përfshirë për rolin e tyre në rendin botëror. Presidenti Biden tha se megjithëse nuk janë gjithmonë dakord, ata kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.
“Kemi qenë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është jetike. Këto biseda parandalojnë llogaritjet e gabuara dhe sigurojnë që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në konflikt”, tha Presidenti Biden.
“Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë parasysh interesin e gjithë botës dhe të injektojnë më shumë siguri dhe energji pozitive në botën e trazuar”, tha presidenti kinez.
Presidenti Biden e ka quajtur në të kaluarën Presidentin kinez Xi një "diktator", ndërsa zoti Xi i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si "burimi më i madh i kaosit" në botë. Por, të dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe gjatë katër viteve të fundit kanë arritur përgjithësisht ta menaxhojnë rivalitetin e ndërlikuar. Ata ranë dakord të rifillonin komunikimet mes strukturave ushtarake në takimin e nivelit të lartë në vitin 2023, që pasoi takimin e nivelit të lartë të vitit 2022.
Tashmë që amerikanët votuan për rikthimin në pushtet të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Pekini po përgatitet për paparashikueshmëri.
Në mandatin e tij të parë si president, zoti Trump filloi një luftë tregtare me Kinën. Këtë vit, ai kërcënoi se do të vendosë tarifa deri në 60% për të gjitha importet kineze dhe 10 deri në 20% për mallrat nga pjesa tjetër e botës.
Diplomatë që merrnin pjesë në APEC, të cilët folën në kushte anonimiteti, shprehën shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më proteksioniste dhe izolacioniste nën administratën e re të Presidentit të zgjedhur Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshjet tregtare dhe të tjera gjatë kohës që ishte në detyrë.
Disa orë përpara takimit me Presidentin Biden, udhëheqësi kinez Xi u paraqit si një mbrojtës i "multilateralizmit dhe një ekonomie të hapur". Ai e filloi turneun e tij në Amerikën e Jugut duke inauguruar një port të madh në Peru – një investim prej 1.3 miliardë dollarësh nga Pekini që po përpiqet të zgjerojë tregtinë dhe ndikimin në kontinent. Shtetet e Bashkuara thonë se po investojnë më shumë në Peru, rreth 6.6 miliardë dollarë të investuara gjatë vitit 2023.
"Në të gjithë sektorin tonë privat dhe tashmë me mbështetjen e strukturave si Korporata Financiare e Zhvillimit, po investojmë në një gamë të gjerë të teknologjisë, infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe projekteve të tjera dhe jemi një lojtar tepër i rëndësishëm", i tha Zërit të Amerikës, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, gjatë udhëtimit me avion.
Nga Lima, Presidenti Biden udhëtoi të dielën drejt Rio de Zhaneiros për takimin e nivelit të lartë të G20-ës, me një ndalesë të shkurtër në Amazonën braziliane për të dhënë komente mbi ndryshimin e klimës./ VOA
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ka darkuar me aleat...
Gjatë një sulmi të rrallë ajror izraelit në qendër të Bejr...
Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin...
Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut m...
Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha të saj ajrore në...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë ...
Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontigjentit...
Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe...
Qindra aktivistë u mblodhën brenda njërës prej sallave ple...
Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati p...
Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...
Media shtetërore libaneze njoftoi se trupat tokësore izrae...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializu...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme dhe S...
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për viti...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Guvern...
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeq...
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...