Deklarata e plotë e Putin-it: Jemi të gatshëm të përdorim armë bërthamore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërku...

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump, u zgjodhën kandidatë për president nga partitë e tyre përkatëse të mërkurën, pasi shënuan fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake, duke e hapur rrugën për përsëritjen e një përballjeje mes tyre në zgjedhjet e nëntorit.
Rezultati i garave paraprake të martën në shtetet si, Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington, nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. As demokrati Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të fortë.
Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidatë për president në konventat nacionale në verë.
Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Por, rruga e tyre përpara nuk do të jetë e lehtë. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, derisa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale. Përsëritja e përballjes mes tyre – e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 – mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm, raporton "Associated Press".
Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trump-in si kërcënim serioz për demokracinë.
Trump-i, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.
Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.
“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Biden-in.
“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai.
As Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara.
Trump-i përballet me katër raste penale, përfshirë për tentimin për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara. Ai përballet edhe me pyetje rreth planeve politike dhe marrëdhënieve me disa prej diktatorëve më të rrezikshëm në botë. Trump-i u takua privatisht të premten me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka përmbysur demokracinë në vendin e vet.
Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.
Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakënaqësi që ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi./ Voa
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërku...
Shabani në vitin 1998 ishte vetëm 19 vjeç. Shqiptari i...
Bashkimi Evropian po përgatit një paketë prej 7.4 miliardë...
Një aleat i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse Al...
I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ga...
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se ...
Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë pre...
Ish-Prokurori i Posaçëm, Robert Hur po dëshmon sot para Ko...
Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe E...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martë...
Rrëzohet avioni rus me 15 persona në bord. Rusia bën me d...
Përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë fund sist...
Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritje...
"Figura kontroverse, Andrew Tate, është arrestuar në Ruman...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjer...
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen pa...
Mjekët palestinezë në Gaza kanë rrëfyer tmerrin që kanë pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...