I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonisë të mërkurën që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten.
Ky vlerësim bëhet në raportin e ri për gjendjen e shtetit ligjor të Komisionit Europian, ku përfshihen rekomandime për përmirësime demokratike në të 27 vendet anëtare të bllokut, nga përmirësimi i transparencës për informacion financiar nga zyrtarët deri te dixhitalizimi i administratës publike.
Por vëmendja më e madhe është te dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për migrimin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.
"Lufta e Rusisë në Ukrainë është një tjetër kujtesë për rëndësinë e punës sonë për të mbështetur dhe nxitur sundimin e ligjit në BE dhe më gjerë," tha Komisionerja Evropiane për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova në prezantimin e raportit.
"Ne mund të mbetemi të besueshëm vetëm nëse shtëpia jonë është në rregull", tha ajo.
Komisioni Europian po ndalon qasjen e Budapestit te 15.5 miliardë euro fonde stimuluese që synojnë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomive nga rënia për shkak të COVID-it, dhe te 36 miliardë euro të tjera të parashikuara për Poloninë, vendi më i madh në lindje të BE-së.
Komisioni ka miratuar tashmë pagesat për 25 vende anëtare. Polonia është në atë grup, por ajo nuk ka marrë ende asnjë fond pasi Komisioni zotohet të përmbahet nga kryerja e transfertës bankare nëse nuk përmirësohet gjyqësori polak.
Komisoni tha se "vazhdojnë shqetësimet serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit polak."
Ekzekutivi i BE-së rekomandoi ndarjen e posteve të ministrit të drejtësisë dhe prokurorit të përgjithshëm, përmirësimin e qasjes së shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe garantimin e një procesi të drejtë në vendimmarrjen për licencat e transmetimit të medias.
"Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit," tha ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro, i cili është gjithashtu prokurori i përgjithshëm i vendit dhe personi përgjegjës për rishikimin e funksionimit të gjykatave polake që BE thotë se i lë ato të hapura ndaj ndërhyrjeve politike.
"Ka të bëjë me pushtetin, ka të bëjë me përmbysjen e një qeverie që ka një mandat demokratik në Poloni," tha zoti Ziobro në një konferencë shtypi duke reaguar ndaj rekomandimeve të Komisionit.
Budapesti ka thënë vazhdimisht gjatë javëve të fundit se ishte gati të nënshkruante një marrëveshje me Komisionin, por ekzekutivi ka raportuar përparim të pamjaftueshëm nga Hungaria.
Shefi i personelit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Sergely Gulyas, tha të mërkurën se Budapesti përmbushi të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore për të marrë fondet dhe akuzoi Komisionin për politizimin të çështjes.
Në raportin e BE-së thuhet se shqetësimet rreth pavarësisë së gjyqësorit në Hungari "mbeten të pazgjidhura".
Aty rekomandohet që Budapesti të forcojë rolin e Këshillit Gjyqësor Kombëtar, të rrisë pavarësinë e autoritetit të tij rregullator të medias dhe të miratojë "reforma gjithëpërfshirëse për lobimin".
Ndërkohë, zoti Orban ka komplikuar përpjekjet e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për një marrëveshje për një taksë minimale globale të korporatave.
"Hungaria dhe Komisioni Europian po i afrohen një ngërçi reciprokisht të dëmshëm," thotë Eurointelligence.VOA
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministri...
Shtetet e Bashkimit Europian deri më tani ka ngrirë as...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra ...
Shqiptari Isuf Koka, që qëlloi me armë zjarri në ajër ...
Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...