Një milion euro investim/ Qendra IVF, ende jofunksionale
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...

Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka mbetur pa mbështetjen e një pjese të shumicës qeverisëse, ka lindur pyetja nëse do t’i votohet mosbesimi apo do të mbijetojë politikisht, duke siguruar mbështetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokratëve.
Këto parti, së bashku me Lëvizjen URA të Abazoviçit, kanë qenë në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020, por pas një viti e gjysmë, për shkak të mospajtimeve politike, atyre u është votuar mosbesimi - pikërisht me votat e URA-s, dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi.
Analisti politik nga Podgorica, Zllatko Vujoviq, beson se Demokratët do të kenë ndikim kyç në fatin e mëtejshëm politik të Qeverisë së Abazoviçit, e cila ka mbetur pa mbështetjen e shumicës në Kuvend.
Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) kanë ndërprerë mbështetjen për të, pasi Qeveria e Abazoviqit, më 8 korrik, ka miratuar tekstin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje, e cila rregullon marrëdhëniet midis shtetit dhe Kishës, është thënë se kërcënon interesat e Malit të Zi.
“Rënia e Qeverisë aktuale mund të ngadalësojë rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, por ne nuk mund ta tolerojmë neglizhencën ndaj interesave kombëtare”, ka thënë kryetari i DPS-së, Millo Gjukanoviç, njëherësh president i Malit të Zi, më 11 korrik.
Megjithatë, blloku politik që ka votuar për Qeverinë e Abazoviçit, nuk ka mjaftueshëm deputetë për ta shkarkuar atë.
Demokratët dhe DF-ja, me gjithë kritikat dhe rezistencën ndaj Qeverisë së pakicës, nuk janë deklaruar ende në mënyrë eksplicite nëse do të votojnë për shkarkimin e Qeverisë ose jo.
Tre skenarë dhe pasojat
Vujoviç thotë për Shërbimin e Ballkanit të radios "Evropa e Lirë" se ekzistojnë së paku tre skenarë për fatin e Qeverisë së Abazoviqit.
Njëri është votimi i mosbesimit për Qeverinë.
Në këtë rast, thotë Vujoviç, palët e interesuara për rrëzimin e Qeverisë, do të duhej të siguronin mbështetjen e Demokratëve të Beçiqit.
“Opsioni më real është që Demokratët apo dikush tjetër nga opozita, të sigurojnë votat për shkarkimin e Qeverisë së Abazoviqit dhe, pas kësaj, të vendoset nëse Qeveria aktuale do të lejohet të zhvillojë procesin zgjedhor apo do të formohet qeveri e re”, thotë Vujoviç.
Por, ai shton se Qeveria do të mund të mbijetojë politikisht, nëse shpëtimi i saj është në interes të Kishës Ortodokse Serbe. Ai vë në dukje edhe marrëdhëniet e ngushta të Demokratëve me Kishën.
“Nëse ndodh që ata [Kisha Ortodokse Serbe] ushtrojnë ndikim te Demokratët - të cilëve u konvenon rrëzimi i Abazoviçit - atëherë kryeministri aktual mund të shpresojë në vazhdimin e mandatit të tij. Përndryshe, na pret shkarkimi i Abazoviçit dhe Qeverisë së tij”.
“Prandaj, faktori kyç që mund të shpëtojë Qeverinë e Dritan Abazoviçit është Kisha Ortodokse Serbe, përmes ndikimit të saj te Demokratët”, thotë Vujoviç.

Qeveria e Abazoviçit ka miratuar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 8 korrik - pas së cilës gjë kanë pasuar kritika të ashpra.
“Qeveria ka braktisur agjendën e integrimeve evropiane dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me ekspertë, ka bërë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, duke u shkaktuar dëme të pallogaritshme interesave shtetërore të Malit të Zi”, kanë thënë nga DPS-ja.
Abazoviç ka thënë se do të shihet se “cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, duke lënë të kuptohet se DPS-ja nuk do të mund të sigurojë shumicën prej 41 deputetësh për shkarkimin e Qeverisë së tij.
Ndonëse janë kritikë të ashpër të kryeministrit Abazoviç dhe kanë protestuar në disa raste kundër Qeverisë së tij, Demokratët kanë mbështetur më herët nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Por, nga sektori civil e kritikojnë Qeverinë e Abazoviçit për, siç thonë, injorancë.
Daliborka Ulareviç, nga Qendra për Edukim Qytetar, thotë se Abazoviç dhe ministrat janë “mbyllur hermetikisht” ndaj të gjitha argumenteve që ka ofruar sektori i OJQ-ve.
Ulareviq thotë se paralajmërimi i Abazoviçit se do të organizojë konsultime me sektorin joqeveritar dhe ekspertët për marrëveshjen që tashmë është miratuar, është “fyerje e logjikës”.
Më 11 korrik, Qendra për Edukim Qytetar ka prezantuar një sondazh të opinionit publik, i cili ka nxjerrë në pah se vetëm 11 për qind e qytetarëve kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Vujoviq, në anën tjetër, thotë se ekzistojnë edhe dy skenarë të tjerë, por më pak të mundshëm.
Njëri, sipas tij, është ripërcaktimi i marrëdhënieve brenda shumicës aktuale qeverisëse, që, siç thotë ai, do të nënkuptonte tërheqjen e Abazoviçit. Por, Vujoviç nuk beson se Abazoviç do ta pranonte këtë.
I dyti është formimi i një koalicioni të ri midis DF-së, Demokratëve dhe URA-s.
“Formimi i një shumice të re nga partnerët e vjetër është ndoshta skenari më pak i mundshëm, sepse nuk zgjidh çështjen e integrimit evropian dhe nënkupton hyrjen e DF-së në Qeveri - gjë të cilën partnerët tanë perëndimorë e kanë kundërshtuar deri më tani”, thotë Vujoviç.
Abazoviç - Qeverinë e të cilit e mbështesin partnerët perëndimorë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - nuk ka marrë mbështetje të qartë nga Brukseli dhe Uashingtoni për miratimin e Marrëveshjes Themelore.
Për më tepër, ambasadorja e Republikës Çeke në Mal të Zi, Janina Hrebickova - vendi i së cilës kryeson aktualisht me Bashkimin Evropian - ka thënë se nga pikëpamja e Brukselit, marrëveshja me Kishën nuk është prioritet për integrimin evropian të Malit të Zi.

A janë zgjedhjet e reja opsion?
DPS-ja dhe SDP-ja kanë gjithashtu mundësi që të ndërmarrin një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, e cila do të çonte pastaj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Edhe për këtë iniciativë - si në rastin e mosbesimit ndaj Qeverisë - përveç votave të partive të pakicave, të cilat nuk dihet nëse i kanë, u duhet së paku edhe një votë nga radhët e partive të mbledhura rreth Frontit Demokratik pro-rus ose Demokratët.
Edhe pse këto parti, pas rënies së Qeverisë së mëparshme, në prill të këtij viti, kanë kërkuar zgjedhje të reja - duke i konsideruar ato si opsion më korrekt sesa zgjedhjen e Qeverisë pakicë të Abazoviqit - ato, aktualisht, nuk duan të deklarohen nëse do ta mbështesnin ose jo shkurtimin e mandatit të Kuvendit.
As qëndrimi i partive të pakicës për këtë çështje nuk është i qartë.
Por, një tjetër pengesë në rrugën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme është edhe situata në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo garanton mbrojtjen e të drejtave të votës dhe pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, nuk do të ketë mbrojtje institucionale në rast se shkelen të drejtat zgjedhore të qytetarëve.
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi aktualisht ka katër gjyqtarë dhe njërit do t’i skadojë mandati së shpejti.
“Gjykata Kushtetuese, së shpejti, do të ketë vetëm tre anëtarë. Kjo nuk mjafton, sepse për të marrë vendime për zgjedhjet, duhet të ketë së paku katër”, thotë Vujoviç.
Për këtë arsye, shton ai, aktualisht nuk mund të flitet për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Qeveria e Dritan Abazoviçit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.REL
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar...
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth ...
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i m...
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke r...
Parlamenti i Sri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një d...
Pas bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, Rexhep...
Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke për...
Një tjetër mjek është rrahur brutalisht në një spital ...
Katër karabinierë u plagosën pasi po ndiqnin dy të rin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...