"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth skandalit të kompanisë së shërbimit Taxi, Uber. Sipas asaj që raportohet, Uber punësoi në mënyrë të fshehtë një operativ politik të lidhur me oligarkët rusë, në përpjekje për të “blerë” influencë në vend.
Këto veprime, Uber i ndërmori pavarësisht shqetësimeve se të pagesa një lobisti do t’i detyronte të ngatërroheshin me ryshfete.
Marrëveshja ishte pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar nga kompania e Silicon Valley për t’u angazhuar me disa miliarderë, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë që dyshohet se ishin në linjë me Vladimir Putin në tentativa për të siguruar vendin e saj në tregun rus.
Fushata lobuese e panjohur më parë e Uber në Rusi është zbuluar në dosjet e Uber-it, një rrjedhje e më shumë se 124,000 dokumenteve për The Guardian.
Në këto dosje zbulohet sesi në vitet 2015-16 Uber u përpoq të siguronte ndikim në nivelet më të larta të shtetit rus duke iu afruar oligarkëve që thuhet se kishin lidhje të ngushta me Kremlinin dhe duke i inkurajuar ata të investonin në kompaninë në fjalë. Në dosje flitet për një marrëveshje me Vladimir Senin, një lobist me ndikim në atë kohë dhe tani anëtar pro-Kremlinit në Dumën ruse, që mund të rezultojë më i dëmshëm për Uber.
Ish-prokurorët amerikanë dhe ekspertët e korrupsionit thanë se rrethanat në të cilat Uber punësoi Senin në 2016 duhet të kenë ngritur ata që cilësohen si “flamuj të kuq” dhe mund të kenë shkelur ligjet e SHBA-së kundër ryshfetit, raporton The Guardian, përcjell Abcnews.al
Uber pranoi se kishte punësuar Senin dhe i kishte paguar atij qindra mijëra dollarë, por tha se nuk besonte se kishte ndonjë shkelje të ligjit.
Marrëdhënia e Uber me Senin ishte një shtyllë e një shtytjeje agresive në Rusi, kur kompania hyri në një treg potencialisht të gjerë përpara se të ndeshej me kërcënime nga agjencitë shtetërore, prokurorët dhe konkurrentët.
Me pak miq në Moskë dhe pa investitorë rusë, Uber fillimisht iu drejtua Roman Abramovich përpara se të siguronte marrëveshje me kompanitë e kontrolluara nga miliarderët Alisher Usmanov, Mikhail Fridman dhe Petr Aven, si dhe Herman Gref, kreu i bankës kryesore ruse të kontrolluar nga shteti, Sberbank.
Secila prej figurave të fuqishme që Uber siguroi si partner në Rusi – treg nga i cili ka dalë që atëherë – është vendosur më pas nën sanksionet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Putinit në Ukrainë këtë vit, i akuzuar se ka përfituar nga lidhjet e forta me presidentin rrethin e tij të ngushtë./CNA.al
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i m...
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke r...
Parlamenti i Sri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një d...
Pas bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, Rexhep...
Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke për...
Një tjetër mjek është rrahur brutalisht në një spital ...
Katër karabinierë u plagosën pasi po ndiqnin dy të rin...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se de...
Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën disa ditë më parë n...
Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nor...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkat...
Ukraina planifikon “një ushtri prej një milion vetash”, të...
Në ditët në vijim te shumë gjermanë do të mbërrijnë le...
Rusia tha se do të ndalojë për dhjetë ditë dërgesat e gazi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar një mesaz...
Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujt...
Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...