Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të qarta dhe më me perspektivë”, të realizuara ndonjëherë në hapësirë. Në imazhet e para nga teleskopi i nisur gjysmë viti më parë, shihen yje dhe galaksi.
Agjencia amerikane e fluturimeve në hapësirë prezantoi në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendësen e tij, Kamala Harris, imazhet e para me ngjyrë të bëra nga teleskopi hapësinor "James Webb", imazhe që mezi pritej të shiheshin. Në to shihet "një pjesë e vogël e universit”, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson. Ai i shpjegoi presidentit se: "Drita, që shihet në këtë njollë të vogël, është duke udhëtuar që prej 13 miliardë vjetësh”.

Fotografimet janë bërë gjatë një segmenti kohor prej dymbëdhjetë orësh e gjysmë. Fotografitë e bëra nga teleskopi do t'i kujtojnë botës se "Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha,” tha Biden. Ai foli për një "ditë historike”, Harris foli për një "kapitull të ri interesant në studimin e universit tonë”.
Të martën (12.07) NASA publikoi fotografi të tjera të bëra nga "James Webb Space Telescope" (JWST). Fotografitë me ngjyra janë zgjedhur nga përfaqësues të agjencive të ndryshme, që marrin pjesë në projekt dhe tregojnë mes të tjerash të ashtuquajturin Carina Nebula, një lloj reje gazi, si dhe planetin "Wasp-96 b", që ndodhet nën sistemin tonë diellor, pati bërë të ditur NASA më parë. Publikimi i fotografive shënon edhe fillimin zyrtar të punës shkencore me teleskopin më të madh funksionues të hedhur ndonjëherë në hapësirë.

Imazhet e para testuese "James Webb" i pati dërguar në Tokë disa muaj më parë, mes tyre kishte fotografi të një ylli dhe një selfie. Ato ishin për të treguar se kamera dhe 18 segmentet e pasqyrave të teleskopit funksiononin parimisht.
"James Webb" u lëshua në hapësirë në 25 dhjetor në bordin e një raketambajtëse Ariane nga stacioni europian hapësinor Kourou, që ndodhet në Guajanën franceze. Në projekt bashkëpunojnë agjencitë e hapësirës të SHBA, Kanadasë dhe Europës.
Koha e krijimit 30 vjet
Teleskopit i janë dashur 30 vjet që të zhvillohet dhe ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë (rreth 8,8 miliardë euro). Ai pason teleskopin "Hubble", që ndodhet në mision që prej 30 vjetësh. Ndërkohë që "Hubble" punon në fushën optike dhe ultraviolet, "James Webb" studion fushën afër rrezeve infra të kuqe.

"James Webb" do të udhëtojë rreth 1,5 milionë kilometra në hapësirë dhe me ndihmën e një pasqyre 25 metra katrorë do të sjellë ndër të tjera imazhe nga universi i hershëm. Shkencëtarët shpresojnë që me fotografitë e marra nga teleskopi të fitojnë njohuri për kohën pas shpërthimit fillestar, Bing Bang-ut, momentit të parë të krijimit të materies, kohës dhe hapësirës, 13,8 miliardë vjet më parë.
Ata shpresojnë të marrin imazhe të yjeve që janë më të vjetër se sistemi ynë diellor, dhe mbase nuk ekzistojnë më dhe mundësisht edhe dëshmi të një Toke të dytë. Jetëgjatësia e "James Webb" është përcaktuar fillimisht për dhjetë vjetë./DW
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministri...
Shtetet e Bashkimit Europian deri më tani ka ngrirë as...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra ...
Shqiptari Isuf Koka, që qëlloi me armë zjarri në ajër ...
Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka m...
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar...
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...