Rusia vazhdon sulmet në Harkiv
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...

Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për çështjen e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, me shpresën për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme. Bashkimi Evropian pret që palët të jenë të gatshme për arritjen e një kompromisi. "Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel, do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, për të prekurit nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
"Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme"
Stano e cilësoi problematikën e dinarit si një largim të vëmendjes nga palët drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve. "Me secilin takim shpresojmë të jetë i fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Shpresojmë që palët të sillen në mënyrë evropiane e të arrijnë marrëveshje kompromisi”, thotë Stano.
Me 12 maj, ka kaluar periudha kalimtare e Bankës Qendrore dhe nga e diela, euro është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Për ata që përdorin dinarin do të ketë masa ndëshkuese, dhe sipas kryeministrit Albin Kurti, "nëpërmjet kësaj po synohet ligjshmëria, transparenca, e jo dënimi”.
"Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lart se para nesh dhe prijnë në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese. Rregullorja e BQK-së nuk është për të dalë kundër dinarit, por për euron si mjeti i vetëm për pagesa në Kosovë”, është shprehur Kurti.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se tashmë e ka përmbyllur edhe periudhën tremujore tranzitore për siç u quajt, "zbatim i lehtësuar i rregullores për operacione me para të gatshme”. Ky vendim nxiti reagimin e Serbisë, e cila thotë se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë. BQK-ja tha se pas përmbylljes së periudhës transitore ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe, në Leposaviq, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe një në Shillovë të Gjilanit, duke vendosur edhe 38 bankomatë apo pajisje të ngjashme të vetëshërbimit financiar./DW
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serb...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...