Estonia thotë se avionët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore
Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në ...

Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas masave të prezantuara, që duhet të miratohen nga shtetet anëtare të bllokut, Komisioni Evropian tha se synon që të heqë dorë nga blerjet e gazit e lëngshëm natyror nga Rusia deri në janar të vitit 2027 – një vit më herët se sa ishte planifikuar.
“Ekonomia e luftës së Rusisë po mbahet nga të ardhurat nga karburantet fosile. Ne duam t’i ndërpremë këto të ardhura. Prandaj, ne do të ndalojmë gazin e lëngshëm natyror rus në tregjet evropiane”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Është koha që ta mbyllim çezmën”, shtoi ajo.
Propozimi i KE-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara i bënë presion Bashkimit Evropian që t’i ndalë importet e karburanteve fosile nga Rusia. Ndërkaq, blloku po kërkon që ta bindë Trumpin që të ketë një qasje më të ashpër ndaj Moskës lidhur me pushtimin e Ukrainës.
Udhëheqësi amerikan tha javën e kaluar se ai është i gatshëm të rrisë presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, nëse edhe aleatët ndalin blerjet e naftës ruse dhe vendosin tarifa ndaj Kinës.
Të 27 shtetet anëtare të BE-së veçse kanë ndaluar shumicën e naftës ruse përmes paketave të mëparshme të sanksioneve, duke bërë që importet të bien nga 29 për qind sa ishin më 2021 në vetëm 2 për qind deri në mesin e këtij viti.
Vetëm Hungaria dhe Sllovakia ende blejnë energji ruse.
Duke prezantuar paketën e re të sanksioneve të BE-së – që është e 19-ta që kur Moska nisi luftën kundër Ukrainës më 2022 – von der Leyen nuk përmendi naftën.
Por, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku po propozon që të ndalen të gjitha importet e gazit të lëngshëm natyror rus deri më 2027 – apo 12 muaj më herët se sa ishte planifikuar.
“Qëllimi ynë është që të përshpejtojmë fazën e heqjes dorë krejtësisht nga gazi i lëngshëm natyror rus deri më 1 janar 2027”, shkroi ajo në X.
“Moska mendon se mund ta vazhdojë këtë luftë. Ne po sigurohemi që të paguajë çmim për këtë”, shtoi Kallas.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë së Evropës ndaj importeve ruse, Rusia furnizoi 19 për qind të gazit të BE-së më 2024 – nga 45 për qind para se të niste lufta në Ukrainë.
Kjo rënie kryesisht i atribuohet rritjes së blerjes së gazit të lëngshëm natyror që transportohet me anije, që kanë kompensuar rënien e importeve përmes tubacioneve./REL
Estonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fl...
Ministrat e çështjeve ekonomike dhe financiare të Bashkimi...
Richard Moore, kreu i Shërbimit Sekret të Inteligjencës (M...
Komisioni Europian deklaroi të premten se ka paraqitur një...
Arabia Saudite dhe Pakistani, shtet i armatosur me armë bë...
Erika Kirk është emëruar Drejtore Ekzekutive e Turning Poi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërgua...
Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksione...
Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamots...
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai dhe president...
Paul Williams, që ishte këshilltar ligjor i delegacionit t...
Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e...
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë po mbahet shqyrtimi fil...
Kina është shprehur kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dh...
Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj tokësor...
Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, po planifikojn...
Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump do të zhvil...
Gruaja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Na...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...