Grevë nga stafi i aeroporteve/ Paralizohet kryeqyteti europian, preken mbi 70 mijë pasagjerë
Brukseli pritet të paralizohet nga grevat, duke bllokuar m...

Jens-Frederik Nielsen, kryeministër i Groenlandës, në fjalën e mbajtur në Parlamentin Europian deklaroi se vendi i tij nuk do të bëhet pjesë as e Bashkimit Europian e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Tani për tani Groenlanda nuk ka plane të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne po punojmë për të rritur partneritetin që tashmë kemi me BE-në dhe që ky partneritet të zgjerohet në shumë aspekte, si arsimi, mineralet dhe industria”, tha Nielsen.
Groenlanda është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me afërsisht 56,000 banorë, duke funksionuar me një metodë vetëqeverisjeje, në fuqi kjo që nga viti 2009, bazuar në një traditë të qeverisjes vendore që filloi në vitin 1979.
Pas referendumit të vitit 1982, territori atlantiko-verior doli nga organizata e Komunitetit Ekonomik Europian, në vitin 1985. Por që atëherë lidhjet me Bashkimin Europian janë forcuar dhe BE ka edhe një zyrë të sajën në kryeqytetin Nook.
Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian të mërkurën, Nielsen preku fusha të ndryshme të partneritetit, me theks të veçantë në lëndët e para, pasi në Groenlandë ndodhen 24 nga 34 mineralet më të rëndësishme të identifikuara nga BE.
“Në vitin 2023, BE dhe Groenlanda ranë dakord për një partneritet strategjik mbi zinxhirët e vlerave të qëndrueshme të lëndëve të para. Por, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë në botë dhe tranzicionin e gjelbër, megjithatë, ekziston nevoja për të ecur më shpejt. Mineralet më të rëndësishme të Groenlandës kanë potencialin të ndryshojnë ekuilibrat globalë dhe të sigurisë. Por veprimet duhet të ndërmerren shpejt”, tha Nielsen.
Marrëdhëniet e peshkimit janë gjithashtu një aspekt i rëndësishëm për Groenlandën, pasi ky është sektori më i rëndësishëm industrial në vend.
Groenlanda ra dakord në vitin 1985 për një sistem që lejon anijet e BE-së të peshkojnë në ujërat e saj në këmbim të një kontributi financiar dhe aksesit pa taksa në tregun e BE-së për produktet e peshkimit të Groenlandës. Marrëveshja e Partneritetit të Peshkimit të Qëndrueshëm aktualisht përcakton një kuotë vjetore për peshqit që anijet e BE-së mund të kapin, si dhe shumën që BE do të paguajë në këmbim.
Por ka edhe disa pika që janë të diskutueshme midis Groenlandës dhe BE-së. Nielsen shpreson se Brukseli do të rishqyrtojë një ndalim të përgjithshëm për vendosjen e produkteve të fokave në tregun e tij, i cili sipas tij, ka pasur ndikime të rënda negative në gjuetinë e fokave dhe ka çuar në rënie të ndjeshme në furnizimin vendas, si dhe në eksportin e lëkurës së fokave.
“Gjuetia e fokave është një pjesë integrale e kulturës Inuit, me njohuri dhe aftësi që transmetohen brez pas brezi, është gjaku i kulturës dhe identitetit tonë", tha ai.
Ndërkohë presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola përshëndeti fjalën e tij, duke e siguruar Nielsen që për Groenlandën, Bashkimi Europian do të jëtë gjithmonë një partnër afatgjatë./CNA
Brukseli pritet të paralizohet nga grevat, duke bllokuar m...
Kandidati i BDI-së për komunën e Likovës është plagosur di...
Degradimi mjedisor kërcënon mënyrën evropiane të jetesës, ...
Autoritetet turke kanë marrë në pyetje dhe po ashtu testua...
Hamas, e shpallur organizatë terroriste nga BE dhe SHBA-të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije këtë ...
Ka më shumë se një vit që në Gjermani janë në fuqi rregull...
Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë shkencëtarëve Susumu Ki...
Disa anije të tjera, që po përpiqeshin të dërgonin ndihma ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi një dekre...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Policia Metropolitane e Britanisë së Madhe deklaroi sot se...
Shefi i industrisë në BE tha se dyfishimi vjen si kundërpë...
Ndeshja e futbollit mes Italisë dhe Izraelit do të zhvillo...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka zhvilluar sot një ...
Papa Leo XIV do të bëjë udhëtimin e tij të parë apostolik ...
Greta Thunberg, aktivistja 22-vjecare suedeze, mbërriti në...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij r...
Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim qëmund të kufiz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...