E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhershëm 74-vjeçar i Çekosllovakisë, i themeluar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore, u shpërbë për t'u zëvendësuar nga republikat e pavarura çeke dhe sllovake. Tani, 30 vjet më vonë, ish-kryeministri çek Vaclav Klaus, i cili ndihmoi në negocimin e ndarjes, reflekton mbi shpërbërjen e vendit dhe mësimet e nxjerra.
Ndarja e Çekosllovakisë në dy shtete, atë të Çekisë dhe Sllovakisë është një nga të paktat raste në histori që u realizua pa gjakderdhje. Kjo sipas ish kryeministrit çek Vaclav Klaus erdhi si rezultat i një procesi të menduar mirë.
“Detyra ime ishte të realizoja ndarjen, të cilën në atë moment e konsideroja të pashmangshme. Ndarja ishte miqësore, paqësore dhe e drejtë. Së bashku me kryeministrin sllovak, (Vladimir) Meciar, arritëm të përmbushim detyrën”, thotë ish kryeministri Klaus.
Shpërbërja e Çekosllovakisë, e quajtur shpesh edhe "Divorci i Paqtë" nuk u bë përmes votës popullore sepse dy politikanët, Klaus dhe Meciar, të cilët negociuan ndarjen, nuk pranuan të zhvillonin një referendum për këtë çështje. Disa banorë të Pragës janë ende të pakënaqur me atë vendim.
"Mendoj se shumica e sondazheve të opinionit publik në atë kohë nuk ishin në favor të ndarjes, por zoti Meciar dhe zoti Klaus, për arsyet e tyre, mendonin të kundërtën," thotë ish-diplomati amerikan, Cameron Munter.
Por ndërsa çekët ishin të lumtur që ishin pjesë e Çekosllovakisë, shumë sllovakë ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë, kujton zoti Klaus.
“Sllovakët i shihnin çekët si vëllain e madh, vëllain më të moshuar dhe ndjeheshin si qytetarë të dorës së dytë", thotë zoti Klaus.
Duke reflektuar për mësimet e nxjerra nga ajo shpërbërje, ish presidenti çek thekson rëndësinë që kanë negociatat, duke e ndarë këtë përvojë me vendet si Kosova apo Ukraina.
"Unë do t'i thoja Kosovës dhe vendeve të tjera, edhe Ukrainës, mësimi që kam marrë dhe përvoja ime më thonë se duhet të negociosh. Duhet të negociosh sa më gjatë. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur luftën, ose një situatë dramatike në një vend".
Tre dekada më vonë, Çekia dhe Sllovakia – të dyja anëtare të BE-së që nga viti 2004 – gëzojnë lidhje të ngushta ekonomike, politike dhe kulturore. Sondazhet tregojnë se çekët dhe sllovakët e shohin njëri-tjetrin si aleatët më të ngushtë. Divorci i tyre i shpejtë - kushtet e të cilit u shkruan në kopshtin e një vile – i takon së kaluarës./ VOA
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar...
Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj të Kosovë...
Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të R...
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e kon...
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e sa...
Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë. Që nga ...
Natën e ndërrimit të viteve zjarrfikësit në Berlin njoftua...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit viz...
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, n...
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...