LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me armë në Zvicër/ Vriten dy persona

11 Dhjetor 2023, 21:04, Kosova & Bota CNA
Sulm me armë në Zvicër/ Vriten dy persona
Oficerët policorë duke i kontrolluar veturat në Saint Maurice, derisa po e kërkonin të dyshuarin për vrasjen e dy personave në Sion, Zvicër, 11 dhjetor 2023.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Zvicër ku dy njerëz u vranë dhe një tjetër u plagos.

Raportohet se një burrë shtiu me armë zjarri në dy vende në qytetin jugor të Zvicrës, Sion dhe pastaj iku nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari u kap dhe u arrestua të hënën pasdite.

Autoritetet ishin njoftuar për një person të plagosur në një parking në Sion, kryeqytetin e kantonit Valais, në orën 07:15, tha policia. Ata gjetën një grua 34-vjeçare me plagë fatale të shkaktuara nga të shtënat me armë.

Një burrë 41 vjeç u qëllua me armë për vdekje pak minuta më vonë, ndërsa një grua 49-vjeçare u plagos. Dy të vrarët dhe e gruaja e plagosur janë nga rajoni i Valaisit, tha policia.

I dyshuari u kap përfundimisht nga policia në rajonin St. Leonard, sipas njoftimit të policisë zvicerane. Sipas policisë, duket se dorasi i ka njohur viktimat e tij. Policia nuk dha hollësi të tjera e as nuk tregoi se cilat mund të kenë qenë motivet e sulmit.

Prokurorët e kanë nisur një hetim për këtë rast.

Lajmet e fundit nga