Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Astrologjia (mos e ngatërroni astronominë) ka ende shumë fansa, disa prej të cilëve madje i bazojnë vendimet kryesore të jetës te lëvizjet e planeteve. Por kjo është shumë e pavlerë. Gjithsesi, jo të gjithë ata që e përbuzin astrologjinë e dinë arsyen.
Edhe pse fizika dhe astronomia, kanë minuar çdo mekanizëm të besueshëm me anë të të cilit mund të funksionojë astrologjia, janë shkencat shoqërore si psikologjia, ato që e kanë kapërcyer hendekun midis mosbesimit dhe dështimit të vërtetuar.
Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Johan Kepler, një nga astronomët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ishte gjithashtu një astrolog. Ndoshta ai nuk do t’i kishte bërë zbulimet e tij pa hetimet e tij astrologjike. Deri kur Kepleri botoi veprën e tij në shekullin XVII, mendohej gjerësisht se planetët udhëtonin në sfera kristalore, ndoshta të shtyra nga engjëjt.
Nga këtu lindi edhe ideja se ato kontrollonin ngjarjet në Tokë. Në atë kohë edhe konsultimi me një mjek, ishte shpesh një shërbim anësor i astrologjisë. Por edhe atëherë, jo të gjithë ishin të bindur te ndikimi i astrologjisë.
Në një dramë të shkruar në kohën kur sapo po fillonte të shkruhej vepra e Keplerit, Shekspiri vendos në gojën e senatorit romak, Kasi, këto fjalë:”I dashur Brut, fati nuk është tek yjet tanë, por te ne!” Sa më shumë që mësonim për qiejt, aq më pak kuptim kishte astrologjia. Zbulimi se yjet shtrihen në distanca shumë të ndryshme, me më të afërtit që janë mijëra herë më larg se çdo planet, i bën yjësitë një trillim të dobishëm. Atëherë, si mund të kenë ndonjë rëndësi lëvizjet e një planeti “përmes” Zodiakut?
Për më tepër, forcat e njohura dobësohen me rritjen e distancës, edhe pse astrologët i trajtojnë Venusin dhe Saturnin si me një ndikim të barabartë, edhe të ndryshëm në jetën tonë. Këto dhe leksione të tjera astronomike, kanë inkurajuar mosbesimin tek ata që ishin të vetëdijshëm për gjëra të tilla, por që në vetvete nuk përbëjnë përgënjeshtrim.
Tek e fundit, argumenti për “zhvendosjen kontinentale” të Tokës u tall për dekada me radhë, kryesisht për mungesën e një mekanizmi të besueshëm, vetëm që një i tillë të gjendej në kreshtat e mesit të oqeanit. Karl Sagan refuzoi të nënshkruante një deklaratë nga astronomët kryesorë të quajtur “Kundërshtime ndaj astrologjisë”, pjesërisht sepse mungesa e një mekanizmi ishte e pamjaftueshme për ta provuar atë si një shkencë të rreme.
Po si mund të testohet astrologjia? Shumë shkencëtarë, me këndvështrime të ndryshme mbi meritat e astrologjisë, kanë vendosur që të testojnë pretendimet e saj. Megjithatë, bërja e diçkaje të tillë, bie ndesh me një nga çështjet kryesore që i bëri njerëzit të dyshonin ndaj astrologëve edhe përpara Galileos dhe Njutonit: paqartësitë dhe kontradiktat në pretendimet e astrologëve.
Në rast se një duzinë astrologësh bëjnë parashikime të ndryshme bazuar në lëvizjet planetare, është një bast i drejtë që disa prej tyre do të kenë të drejtë. Edhe nëse testimi e vërteton se mesatarisht parashikimet e tyre nuk kanë dalë më mirë sesa rastësia, ata që bënë parashikimin që doli, do të thonë se janë ruajtësit e vërtetë të dijes së shenjtë, ndërsa pjesa tjetër janë sharlatanë dhe budallenj.
Pretendime të tilla janë të vështira për t’u testuar, pasi shumica e njerëzve mund të shohin disa gjëra nga vetja edhe te përshkrimet e mjegullta dhe kryesisht plotësuese, si ato që ofrojnë zakonisht horoskopët. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar shkencëtarët që të përpiqen ta bëjnë këtë.
Kur parashikojnë ngjarjet për vitin e ardhshëm, astrologët kanë dështuar vazhdimisht të tejkalojnë njerëzit që thjesht nxjerrin përfundime duke u bazuar te ngjarjet faktike të së kaluarës. Në këto kushte, mbrojtësit e astrologjisë u zhvendosën në terren më të sigurt, duke pretenduar se praktika e tyre na tregon për personalitetin, por jo për fatin tonë. Por pretendime të tilla janë edhe më të vështira për t’u testuar, pasi shumica e njerëzve mund të shohin pak nga vetja ose të dashurit e tyre, në përshkrime të paqarta dhe kryesisht plotësuese, si ato që jepen zakonisht nga horoskopët.
Disa studime duket se ofrojnë mbështetje për pretendimet e astrologjisë. Megjithatë, edhe në këto raste, një analizë pak më e thellë tenton që të nxisë skepticizmin. Për shembull, një përpjekje për të parë nëse variacionet e personalitetit midis atyre në shenjën e Binjakëve mund të shpjegoheshin nga astrologjia pretendoi se pati sukses.
Por një studim i dytë gjeti shumë të meta në studimin e parë. Kur u korrigjuan ato, u zhduk edhe efekti ndikues. Tre psikiatër indianë u dhanë 4 astrologëve datat e lindjes, oraret dhe vendet e 150 personave, gjysma e të cilëve ishin diagnostikuar me sëmundje mendore. Bazuar vetëm në detajet e lindjes dhe gjinia, astrologët u sfiduan të parashikonin se cilat datëlindje u përkisnin atyre që ishin diagnostikuar, simptomat e tyre dhe gjendjen e sëmundjes së tyre mendore në atë kohë.
Astrologët performuan më mirë sesa rastësia në parashikimin se kush kishte vuajtur nga sëmundje mendore në një moment të caktuar, dhe kush vuante pikërisht në atë kohë. Megjithatë, ata dështuan në parashikimin e simptomave specifike. Më e rëndësishmja: astrologët nuk ranë dakord me njëri-tjetrin në parashikimet e tyre.
Studimet që raportojnë ndikime astrologjie, dështojnë në përsëritjen e rezultateve. Një shembull i famshëm ishte i ashtuquajturi “Efekti i Marsit”, kur astrologu dhe psikologu Mishel Gaukelin pohoi se atletët francezë kishin më shumë gjasa se popullata e përgjithshme të lindnin kur Marsi sapo niste të shfaqej në qiell ose të arrinte kulmin.
Teste të ngjashme nuk kanë gjetur asnjë efekt të tillë në Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi disa pretendime astrologjike mund të testohen duke përdorur baza të të dhënave të mëdha. Një studim i tillë synoi të shihte nëse shenjat e yjeve me të cilat njerëzit martohen, shpërndahen rastësisht, apo nëse ato përputhen me këshillat e përputhshmërisë së astrologëve.
“Nëse ekziston edhe tendenca më e vogël që Virgjëreshat të duan Bricjapët, apo që Peshoret të pëlqejnë Luanët, atëherë duhet ta shohim atë në statistikat e martesës”- tha në një deklaratë dr.David Voas i Universitetit të Mançesterit. Me shenjën e Luanit, Voas nënkuptonte ata që kanë lindur midis 23 korrikut dhe 22 gushtit, në vend të atyre që ndajnë emrin e tyre me një aktor të famshëm.
Pavarësisht nga madhësia e mostrës prej 20 milionë personash, Voas nuk gjeti asnjë model. Në fakt, edhe pretendimet më të besueshme të afërta me astrologjinë priren të dështojnë në analizimin e një sasie të dhënash kaq të mëdha.
Njerëzit që tallen me fuqinë e planetëve mund të mos kenë probleme me raportet mbi ndikimin e Hënës së plotë te gjendja psikologjike e njerëzve. Megjithatë, përpara se të bëhej një deputet në Australi, profesori Endrju Leig kreu një studim për të parë nëse ciklet hënore lidhen me lindjet, vdekjet apo edhe konceptimet. Gjatë një periudhe 29-vjeçare, u përjashtuan edhe efektet më modeste./ Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime
Dashi Kushtojini vëmendje maksimale sferës profesionale, ...
Dashi Jeni të vendosur dhe të motivuar për të realizuar p...
Dashi Jeta sentimentale do jete shume e bukur dhe e mbush...
Dashi Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet t...
Dashi Nëse mendoheni disa herë para se të veproni nuk do ...
Këtë javë planeti Venus do të shkëlqejë në shenjën e Demit...
Dashi Të shumtë do jenë planetët që do ta favorizojnë jet...
Dashi Sot do jeni plot me ide interesante dhe nuk do bëni...
Dashi Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift...
Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur dis...
Dashi Do të dini çfarë të bëni dhe kujt t’i jepni pri...
Dashi Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit...
DASHI Të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes do mund t...
Dashi Sot do mendoni vetëm për ato që do kaloni dhe aspak...
DASHI Sot do i merrni gjërat me shumë qetësi. Do keni bes...
Dashi Jeta në çift nuk do të përbëjë prioritet për ju sot...
Dashi Mos rrini të prisni që gjërat të ndodhin vetë. Duhe...
Dashi Sot duhet ta lini veten më të lirë dhe mund të përf...
Dashi Përdorni spiritualitetin për të shmangur stresin. M...
DASHI Dita e sotme nuk parashikohet të jetë shumë e qëndr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...