LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, e premte, 31 mars 2023/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjat e zodiakut

30 Mars 2023, 23:06, Horoskopi CNA

Horoskopi, e premte, 31 mars 2023/ Çfarë kanë rezervuar yjet

Dashi

Kushtojini vëmendje maksimale sferës profesionale, për shkak se ka jo pak nervozizëm dhe presion, të cilin nuk do dini si ta menaxhoni. Në familje, euforia është në maksimum dhe do të dini si të përballoni çdo situatë.

Demi

Mos humbni kohë nga pushimet, por mundohuni që të liroheni nga angazhimet që keni, në mënyrë që të “shpëtoni” sa më parë. Mbështetja e planetëve e bën gjithçka më të lehtë dhe pa asnjë komplikim.

Binjakët

Do të jetë një e premte e çmuar në sajë të mbështetjes së Hënës dhe Venusit. Në sferën ekonomike duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Ndërsa sa i takon dashurisë, do të rikthehet buzëqeshja.

Gaforrja

Do të jeni të vendosur dhe do të keni çdo situatë nën kontroll. Të kujdesur deri në detaje, energjikë dhe të vendosur mund të përballeni me çfarëdo problematike në punë.

Luani

Drejt jush po hapen mundësi shumë të mira dhe interesante, të cilat as nuk i mendonit deri para disa muajsh. Do të keni mbështetjen e planetëve, çka do ta bëjë çdo situatë më relaksuese dhe të qetë. Por partneri/ja do të jetë i largët.

Virgjëresha

Keni në favorin tuaj thuajse të gjithë planetët, për të kapërcyer pengesat burokratike. Nëse kaq nuk mjafton, buzëqeshuni kundërshtarëve, do t'i destabilizoni me pozitivitetin tuaj.

Peshorja

Nuk duhet të zmadhoni, por as të banalizoni shqetësime që s’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe që mund të shfaqen si në fushën profesionale dhe në atë të ndjenjave. Bujaria e Hënës, do t'ju garantojë instrumente për t’i përballuar.

Akrepi

Do të thirreni për t’i dhënë drejtim një situate, duke dhënë përgjigjen e duhur ndaj një sërë pyetjesh. Do të keni fuqinë dhe gjallërinë e duhur në sajë të ndikimit të Marsit për të përballuar çdo të papritur.

Shigjetari

Financat po kalojnë një situatë jo shumë të mirë dhe për këtë arsye ka disa momente teknike që duhet t’i menaxhoni. Bëni mirë që gjërat t’i lini të ndodhin spontanisht, pa i sforcuar.

Bricjapi

Nuk jeni vetëm dhe mund të keni besim te mbështetja e pakushtëzuar e atyre personave që ju duan vërtetë. Venusi ju jep mbështetje në çdo nismë tuajën dhe do të keni instrumentet e duhura për të përballuar çdo gjë.

Ujori

Shpesh, nëse nuk mund të udhëtoni realisht, ju pëlqen të përdorni fantazinë për të qenë mirë pa limit. Kështu do bëni dhe këtë të premte. Në punë do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet t’i bëni sytë katër në mënyrë që t’i kapni fluturimthi.

Peshqit

Marsi e bën gjithçka të qartë dhe të kulluar! Por ju keni një problem që është i lidhur me energjinë, jeni shumë pak të përqendruar për shkak të kundërshtisë së planetëve në shenjën tuaj. Vlerësojini mirë gjërat me prioritet dhe do t’ia dilni.

Lajmet e fundit nga