web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do t'ju pëlqejë pa masë/ Risia e fundit e “Instagram”

2022-09-24 15:37:00, Tech CNA
Do t'ju pëlqejë pa masë/ Risia e fundit e
Foto ilustruese

“Instagram” është duke bërë një tjetër përditësim të shërbimeve, që i jep mundësi përdoruesve të publikojnë video më të gjata në Stories.

Rrjeti social ka konfirmuar për “TechCrunch” se përdoruesit mund ta postojnë një video më të gjatë se 30 sekonda pa u ndërprerë në Stories.

Kompania e filloi testimin e ndryshimit me përdorues të zgjedhur në fund të vitit të kaluar dhe tani e ka shpërndarë atë për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Përdoruesit e “Instagram” mund të publikojnë në Stories video deri në 60 sekonda të gjata pa u ndërprerë videoja në disa postime.

"Ne jemi gjithmonë duke punuar në mënyra për të përmirësuar përvojën e Stories. Tani, ju do të jeni në gjendje të luani dhe të krijoni Stories vazhdimisht deri në 60 sekonda, në vend që të priten automatikisht në klipe 15 sekondashe", tha një zëdhënës i "Meta"-s.

Ndryshimi i ri është një përditësim i mirëpritur për aplikacionin, me gjasë si për përdoruesit ashtu edhe për shikuesit. Por gjithashtu mund të jetë i pëlqyeshëm nga njerëzit që pëlqejnë thjeshtësinë e videove të shkurtra./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga