
Ish-shefi i sigurisë së kompanisë Twitter dëshmoi para një komisioni të Senatit të martën se ish-punëdhënësi i tij kishte përparësi fitimet duke injoruar shqetësimet e sigurisë që ai tha se rrezikonin që informacioni i përdoruesve të binte në duar tee gabuara. Senatorët amerikanë shprehën shqetësimet për dobësitë e sigurisë në Twitter, ndërsa ish-shefi i sigurisë nënvizoi shqetësimet serioze për platformën me ndikim të mediave sociale.
I thirrur para Komisionit të Senatit amerikan për Drejtësinë Peiter "Mudge" Zatko, dëshmoi se Twitter-it i mungonin masat bazë të sigurisë dhe kishte një qasje të lirë për marrjen e të dhënave midis punonjësve, duke e lënë platformën të hapur ndaj rreziqeve të mëdha. Ai tha se nuk po i bënte këto deklarata "për inat ose për të dëmtuar Twitterin".
“Ajo që vura re, kur ne e dinim se një person i brendshëm vepronte në emër të një interesi të huaj si agjent i paregjistruar, ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjurmuar njerëzit. Kishte mungesë aftësie për të parë se çfarë po bënin, çfarë informacioni po merrnin ose për të përmbajtur aktivitetet e tyre, e lëre më të vendoseshin hapa për riparimin dhe rindërtimin e mundshëm të ndonjë dëmi. Atyre thjesht u mungonin aftësitë themelore për të ndjekur agjencitë e huaja të inteligjencës dhe për t'i dëbuar ato“.
Si demokratët ashtu edhe republikanët shprehën shqetësimin se dobësitë e Twitter-it mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Unë nuk do t'i jepja saktësisht një notë kaluese Twitter-it kur bëhet fjalë për sigurinë e informacionit që ata kanë mbledhur. Tani, më lejoni t'ju pyes, si do t‘i vlerësonit agjencitë qeveritare që kanë njëfarë përgjegjësie për t'u siguruar që privatësia dhe siguria e konsumatorit amerikan mbrohet, për shembull, Komisionin Federal të Tregtisë, Komisionin e Shkëmbimit të Letrave me Vlerë dhe të tjerët?", pyeti senatori Dick Durbin.
“Sinqerisht, mendoj se Komisioni Federal i Tregëtisë është i mbingarkuar. Ata kanë sfida me kompanitë e mëdha të teknologjisë. Ata i lënë kompanitë të vlerësojnë vetë punën e tyre. Dhe mendoj se kjo është një nga sfidat e mëdha”, tha eksperti i sigurisë kibernetike.
Ish punonjësi i Twitterit, i cili radhiti një numër shqetësimesh më parë në një ankesë prej 84 faqesh drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve dhe agjencive të tjera rregullatore të qeverisë amerikane, tha se stimujt ekzekutivë i detyrojnë drejtuesit e Twitter të kenë përparësi fitimet mbi sigurinë.
Shefi Ekzekutiv i Twitterit, Parag Agrawal refuzoi të paraqitej vullnetarisht para komisionit të martën. Senatorët Durbin dhe Grassley u thanë gazetarëve se do të diskutojnë një thirrje të detyruar për ekzekutivin e Twitterit.
Pas dëshmisë së zotit Zatko, Twitteri njoftoi se aksionerët e tij kanë miratuar një ofertë për blerjen prej 44 miliardë dollarësh nga shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk. Por që kur bëri ofertën, miliarderi e ka ndërprerë marrëveshjen, duke akuzuar Twitterin se ka keqinterpretuar numrin e përdoruesve autentikë. Twitteri e ka kundërshtuar dhe çështja është planifikuar të dëgjohet në një gjykatë në Delaware muajin e ardhshëm./ VOA
Revolutions in art are nothing new, but digitized art may ...
Apple on Monday released its next-generation mobile so...
Apple do të lançojë sot përditësime të reja të softuerit p...
Ancient literature always mentions the end of human civili...
There are two hidden menus on all iPhones that not many pe...
Anyone considering buying the iPhone 14 when it goes o...
Instagram is testing a new feature that will allow use...
Ditët e përdorimit të një kapëse letre për të kryer mikrok...
Russians will have the opportunity to buy the Apple iP...
Elon Musk says Starlink is in talks with Apple to conn...
Brazil says it's banning the sale of iPhones that don't in...
During the presentation in the US, Apple has revealed ...
Brazil has banned the sale of "iPhones" sent without a...
US technology companies that receive federal funding wi...
Irish regulators have fined Instagram €405 million for...
HMD Global, the parent company of Nokia, has recently laun...
Huawei ka lançuar një orë inteligjente që fryhet rreth...
Lenovo's new glasses can be connected to a computer or...
Twitter is finally giving its users the new feature th...
If your iPhone's battery life is low, this quick trick...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...