web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 milionë përdorues i bashkohen rivalit të Twitter

2023-07-06 07:42:00, Tech CNA

5 milionë përdorues i bashkohen rivalit të Twitter

Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg ka thënë se aplikacioni i sapolançuar “Threads” i kompanisë synon të tejkalojë Twitter-in.

Ekspertët thonë se “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

“Threads”, i cili nuk po lançohet tani në vendet e  Bashkimin Evropian, i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Aplikacioni kaloi pesë milionë regjistrime në katër orët e para, tha Zuckerberg.

Konkurrentët kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë.

Kjo mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store./ CNA





Lajmet e fundit nga