web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Largohet Devolli, zbulohet trajneri i ri i Teutës

2025-02-17 22:20:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Largohet Devolli, zbulohet trajneri i ri i Teutës

Teuta ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Bledar Devolli. Shkak për këtë janë bërë rezultatet negative në kampionat. 

Klubi durrsak njofton se trajner i ri do të jetë Bledar Hodo, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jenë Bledian Rizvani dhe Mark Dodaj. 

NJOFTIMI: 

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. KF Teuta falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj.





Lajmet e fundit nga