web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Chelsea prezanton pasuesin e Thomas Tuchel në stol

2022-09-08 17:07:32, Sport CNA

Chelsea ka zyrtarizuar pasuesin e Thomas Tuchel. Londinezët njoftuan marrëveshjen me Graham Potter, i cili merr drejtimin e tyre pas eksperiencës në krye të Brighton.

Potter ka nënshkruar me Chelsea një marrëveshje të vlefshme për pesë vite. Pasi firmosi, për faqen e klubit ai deklaroi:

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i emocionuar që do të drejtoj Chelsean, një klub fantastik. Mezi pres të takohem me lojtarë. Do të doja të falënderoja Brighton që ma dha këtë mundësi”. 





Lajmet e fundit nga