web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Amir Abrashi firmos në Zvicër

2024-02-29 17:52:00, Sport CNA

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën zviceriane, Grasshoppers.

Abrashi dhe klubi në fjalë do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2025. Kapiteni i klubit zvicerian, pasi firmosi kontratën e re, u shpreh tepër i lumtur.

“Për mua nuk ka asnjë klub tjetër përveç Grasshoppers. Kam mësuar, përjetuar dhe zhvilluar shumë këtu. Këtu jam si në shtëpi. Jam i lumtur që mund të vazhdoj në këtë klub dhe dua të arrij potencialin tim të plotë”, u shpreh Abrashi.





Lajmet e fundit nga