web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inter kampion në derbi? Tallet Pioli: Jeni fenomenalë

2024-02-29 15:00:45, Sport CNA

Inter kampion në derbi? Tallet Pioli: Jeni fenomenalë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli në konferencë për mediat, në prag të sfidës me Lazion. Sipas tij, çështja e titullit në Itali është mbyllur, me Interin që duket se nuk ka rivalë. Pioli e merr me të qeshura dhe ndërsa e quan vendin e parë të mbyllur, shprehet se është shumë herët të mendohet për derbin e 21 prillit.

“Interi është në një udhëtim të jashtëzakonshëm me kaq shumë fitore. Ata patën një kalendar të vështirë kur iu desh të sfidonin Fiorentinën, Romën dhe Juventusin në të njëjtën javë. Duke i kapërcyer ato ndeshje kaq qartë, mendoj mbaroi ceshtja titull.”

A mund të shpallet Interi kampion në derbi?
“Ju jeni fenomenal që na bëni të humbasim energjinë dhe përqendrimin në këto gjëra… 21 Prilli është shumë larg, ne kemi ende shumë objektiva dhe shumë sfida. Kur shkojmë në ndeshjen kundër Veronës, cili do të jetë ndalesa, do të kuptojmë gjithashtu se çfarë lloj ndeshjeje mund të kemi”.





Lajmet e fundit nga