Europiani në Shqipëri, mësoni katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukse...

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në postin e zv.Presidentit të UEFA-s ka është një lajm i përmasave të jashtëzakonshme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe Shqipërinë. Për herë të parë një shqiptar zgjidhet në postet më të larta drejtuese të institucioneve ndërkombëtare dhe kjo padyshim është një vlerësim për kontributin e vyer dhe eksperiencën e Presidentit Duka për zhvillimin e futbollit europian.
Duke folur në një prononcim për Fshf.org nga Qipro, aty ku u zhvillua edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka është shprehur i nderuar për këtë besim të madh që i ka dhënë qeveria e futbollit europian dhe e ka cilësuar këtë arritje si rezultat i punës së madhe të bërë nga i gjithë futbolli shqiptar ndër vite.
“Padyshim që ndihem i nderuar, i respektuar, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli shqiptar për vlerësimin që i bën komuniteti europian i futbollit një kandidature nga Shqipëria për të qenë Zv.President i UEFA-s. Padyshim që është rezultat i kontributit të punës së gjithë futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të patur një vend në drejtimin e futbollit europian. UEFA është një organizatë sportive, bashkimi i të gjitha federatave europiane dhe organet e saj drejtuese padyshim që marrin vendime për të mirën e futbollit europian në përgjithësi dhe kjo do të thotë se të qenurit në një post drejtues të UEFA-s, pra në postin e Zv.Presidentit, nuk të bën që të marrësh vendime të njëanshme pavarësisht Federatës nga vjen, por unë jam i kënaqur që do të japë kontributin tim në mbarëvajtjen e futbollit europian, në strategjitë e zhvillimit të tij, pse jo edhe me vendimet e përditshme apo administrative që do të duhet të marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të mirën e futbollit në përgjithësi”, – tha Presidenti i FSHF-së.
Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri – Më tej, në prononcimin e tij ai ka komentuar edhe vendimin tjetër historik të marrë sot nga UEFA që i besoi FSHF-së dhe Shqipërisë pritjen dhe organizimin e finaleve të Kampionatt Europian 2025 për moshën U-17. Një turne madhor, që do të sjellë shumë përfitimet për vendin tonë dhe do të ketë gjithashtu një impakt të fortë në lëvizjen futbollistike shqiptare.
Presidenti Duka ka theksuar se nevojitet edhe mbështetja e qeverisë apo pushtetit lokal për të bërë investime të përbashkët në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm në prag të nisjes së turneut në verën e vitit 2025.
“Vendimi i marrë sot nga UEFA për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshat U-17 në Shqipëri padyshim që është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar, mund të them që është lajmi më i mirë në vitet e fundit. Ky është një aktivitet shumë madhor, ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga e gjithë Europa, mund të them që nga pikëpamja organizative ka të bëjë shumë më shumë dhe shumë më i madh se sa finalja e UEFA Conference League, por edhe nga pikëpamja e përfaqësimit. Pra e ardhmja e futbollit, të rinj nga e gjithë Europa, më të mirët e perspektivës do të vijnë të luajnë në Shqipëri, në katër stadiume shqiptare, në ‘Air Albania’, ‘Loro Boriçi’, “Egnatia Arena” dhe ‘Elbasan Arena’. Padyshim duhet shumë punë për ta bërë sa më mirë organizimin e saj. Ne kemi dhënë, kemi marrë shumë garanci edhe për investime të përbashkëta me qeverinë shqiptare. Nuk janë vetëm ndeshjet, nuk janë vetëm kualifikueset deri në finale, por janë edhe përgatitjet e ekipeve, akomodimi i tyre, ambientet e stërvitjes që janë kërkesa që për momentin ne nuk i kemi, por jemi të bindur që do t’i plotësojmë deri në 2025. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, është ngjarje më e madhe se Conference League, është ngjarja më e madhe e mundshme që ne mund të organizojmë me infrastrukturën, apo me një vend si ai i joni”, – vijoi Presidenti i FSHF-së, i cili në fund ka edhe një apel për të gjithë që të kthejmë finalet e Euro U-17 në një histori suksesi dh të krijojmë një klimë pozitive përgjatë gjithë turneut.
“Unë jam i bindur, që stafi, administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me administratën e UEFA-s do të bëjnë organizimin e një aktiviteti shumë të mirë, një aktivitet në nivele të larta profesionale. Me këtë rast dua që t’u bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesin këtë aktivitet, pasi duhen të gjithë aktorët në vend të jenë pozitivë dhe ta mbështesin, qoftë pushtetet vendore atje ku do të luhet, qoftë shkollat apo Ministria e Arsimit, apo padyshim edhe pushteti qendror. Duke qenë të gjithë bashkë, duke pasur një klimë pozitive, jam i sigurt që do të kemi një kampionat model, ashtu siç kishim një finale të Conference League model. U bëj gjithashtu thirrje të gjithëve që ta mbështesin dhe t’i mbushin stadiumet. Të krijojnë me të vërtetë një atmosferë festive, pozitive, gjatë gjithë ndeshjeve, nga dita e parë te finalja e kampionatit Europian për moshat nën 17 vjeç, në Air Albania”, – u shpreh Presidenti Duka për Fshf.org.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukse...
Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sot si z...
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses ...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe ...
Kampionët në fuqi të Italisë nuk po kalojnë ditë të qeta. Pë...
Neymar ka nisur aventurën në Arabinë Saudite me Al-Hilal dhe...
A serious incident took place in Colombia, with the presiden...
The Director of Aeronautics, Alket Islami, was awarded thi...
Former football player Osman Mema has passed away at the age...
Teuta announced a few days ago the dismissal of coach Diego ...
The striker of the Albanian national team, Armando Broja, re...
The departure of Diego Longo has left Teuta's bench empty, w...
Real Madrid ka humbur derbin e qytetit përballë Atleticos. N...
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, tha në emisionin “Skaner” se t...
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli për kampionatin,...
AF Elbasani ka marrë një fitore të madhe ndaj Apolonisë, m...
Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje ...
Inter make it 5 wins in as many matches played in the Italia...
Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonj...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...