web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet skuadra ku do e mbyllë karrierën Messi

2023-10-06 13:30:33, Sport CNA

Teka shumëkush priste, që Lionel Messi të rikthehej te Barcelona e tij, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” habiti gjithë botën, duke pranuar të transferohej te skuadra e Kampionatit amerikan të futbollit, MLS, Inter Miami.

Mirëpo, pavarësisht këtij transferimi, duket se “pleshti” nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën e tij në Amerikë, por do të rikthehet aty ku filloi gjithçka, jo te Barcelona, por tek argjentinasit e Newell’s Old Boys.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave argjentinase, Messi do të qëndrojë tek Inter Miami, deri në vitin 2025, aq sa ka kontratën e tij, me skuadrën e David Beckham e më pas do të rikthehet në Argjentinë, ku do të varë dhe “këpucët në gozhdë”, për t’i dhënë fund një karriere magjike.





Lajmet e fundit nga