web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lampard, drejt stolit te skuadra e njohur

2023-10-04 18:36:09, Sport CNA

Ish-trajneri i Chelsea, Frank Lampard po bëhet gati për një aventurë të re në stol.

Sipas raportimeve të fundit, Lampard është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze, Rangers.

Këta të fundit këtë javë shkarkuan trajnerin Michael Beale dhe janë në kërkim të një timonieri të ri.

Lampard është në krye të listës së drejtuesve, të cilët ende nuk e kanë marrë vendimin përfundimtar.

Në karrierën e tij si trajner, përveç Chelsea, Lampard ka drejtuar edhe skuadrën e Everton.





Lajmet e fundit nga