web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia rihap kampionatin, mposht Tiranën dhe afrohet me kreun

2023-02-12 17:57:00, Sport CNA

Vllaznia rihap kampionatin, mposht Tiranën dhe afrohet me kreun

Vllaznia mposhti minimalisht Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Abissnet Superiore.

Goli i Herald Markut në minutën e 51 me penallti i dha fitoren shkodranëve, që rihapin kampionatin. Kuqeblutë konfirmojnë edhe një herë se me skuadrat e mëdha, shfaqin fytyrë tjetër dhe ia dalin të fitojnë.

Me këtë triumf, Vllaznia mban vendin e dytë me 34 pikë dhe afrohen me Tiranën kryesuese që ndodhet në kuotën e 37 pkëve.

Në javën e ardhshme, Tirana sfidon Kastriotin, ndërsa Vllaznia përballet me Egnatian.





16:43 Sport

Plas keq te PSG,

Atmosfera te PSG nuk është aspak e mirë. Kampionët e Francës...

Lajmet e fundit nga