web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KATEGORIA E PARË/ Besa bën detyrën përballë Besëlidhjes, Apolonia “shtanget” nga Turbina

2023-02-12 16:05:54, Sport CNA

Kategoria e Parë ka luajtur dy ndeshjet e saj të radhës në javën e 15-të.

Besa arriti të merrte tre pikët përballë Besëlidhjes në takimin që u luajt në Berat. Ishte Onuh që me një gol në minutën e 41’ dhe më pas Hoxha në 90+1 që vendosën fatet e këtij takimi. Kavajasit vazhdojnë të jenë në zonën “playoff” për t’u ngjitur në Superiore, ndërsa lezhjanët zbresin në vendin e fundit të tabelës.

Sa i përket takimit tjetër, Turbina surprizoi duke mundur në shtëpi Apoloninë me rezultatin 1-0. Goli i Jusuf në minutën e 58’ ishte ai që i dha tre pikët cërrikasve, duke i larguar nga vendi i fundit, ndërsa fierakët vazhdojnë të jenë në garën për mbijetesë.

 





Lajmet e fundit nga