web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lautaro shënon “golin” e dytë më të rëndësishëm të jetës së tij

2023-02-12 10:33:50, Sport CNA

Sigurisht që Lautaro Martinez nuk mund të mungojnë në gëzimet dhe sukseset brenda fushës, pasi sulmuesi argjentinas i Interit po kalon një periudhë fantastike pas suksesit të Kupës së Botës.

Këtë herë, “El Toro” pret një gëzim dhe një sukses jashtë fushe. Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaros, është në pritje të një fëmije të dytë, lajm të cilin e kanë ndarë në Instagram me një postim.

“Familja jonë po zgjerohet dhe nuk mund të ishim më të lumtur. Presim me padurim. Është koha për një tjetër foshnjë të vogël  për të na ndriçuar ditët dhe për të sjellë më shumë gëzim në shtëpinë tonë. Jam më shumë e lumtur seç kam ëndërruar ndonjëherë. Do të të dua gjithmonë”, shkruan bashkëshortja e Lautaros.





Lajmet e fundit nga