web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Skënderbeu i kthehet në

2024-02-25 19:00:27, Sport CNA

VIDEO/ Skënderbeu i kthehet në

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti minimalisht Partizanin.

Vendosi një gol i shënuar nga Dean Liço në minutën e 36-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Sembene, për prekje me dorë.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Skënderbeu, e dyta ishte një tjetër histori. Partizani domino fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses.

Nuk mungoi as tensioni, ku fillimisht Rrapaj dhe Janaqi u përplasën ashpër, çka solli edhe ndëshkimin e të dyve me të kuq.

Edhe në fund të takimit, kishte një përplasje masive, mes lojtarëve të dy ekipeve.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, 9 më pak se Egnatia kryesuese.

Vlen të përmendet, se Partizani nuk e ka mposhtur asnjëherë Skënderbeun këtë sezon, teksa numëron dy humbje dhe një barazim. 

 




15:30 Sport

Teuta

Nuk prodhoi fitues sfida mes Egnatias dhe Teutës, e vlefshme...

Lajmet e fundit nga