web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Napoli nis “arratinë” në krye, dy gola për të mposhtur Empolin e shqiptarëve

2022-11-08 20:40:36, Sport CNA

VIDEO/ Napoli nis “arratinë” në krye, dy gola për

Napoli vijon shkëputjen në kampionat dhe sot ka mundur 2-0 Empolin.Për të parë golin e napoltanëve u desh të vinte minuta e 69-të. Ekipi i Spalletit fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Lozano.

Te mysafirët titullarë nga minuta e parë ishin Ismajli dhe Bajramit. Në të 74-tën, ekipi i Zannetit do mbetej me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Lupertos.

Goli që do vendoste përfundimisht fatin e 3 pikëve do vinte në fund nga Zielinski. Napoli ka 38 pikë në krye, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt.





Lajmet e fundit nga