web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Verratti i surprizon të gjithë me skuadrën e re

2023-08-30 16:19:38, Sport CNA

Marco Verratti e ka mbyllur me PSG-në. Pas 11 viteve, mesfushori italian ka vendosur të largohet nga kampionët e Francës.

Trajneri Luis Enrique ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri, teksa këtë e ka treguar edhe në ndeshjet e para të kampionatit, duke e lënë jashtë listës.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Verratti e ka zgjedhur skuadrën e re dhe do të vazhdojë karrierën në Katar.

Mesfushori ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Al Arabi. Këta të fundit do të paguajnë 45 milionë euro në arkat e PSG, ndërsa janë dakordësuar edhe me kushtet personale të lojtarit. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.  





13:08 Sport

VIDEO/ Lukaku

Romelu Lukaku ka bërë që tifozët e Romës të tërbohen nga gëz...

Lajmet e fundit nga