web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendim i papritur për Bonuccin, mbrojtësi duhet të gjejë skuadër të re

2023-07-14 12:21:41, Sport CNA

Fund surprizë e historisë mes Juventusit dhe Leonardo Bonuccit. Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna shkuan në rezidencën verore të mbrojtësit në Toskana dhe e njoftuan zyrtarisht se ai nuk është pjesë e projektit për arsye teknike.

Lojtari ka mbetur i befasuar, nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit dhe mbi të gjitha nuk do të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara. Kapiteni i ri i Juventusit është Danilo.

Bonucci ende synon të paraqitet në Continassa (ku do të punojë veçmas si të gjithë shokët e tij të skuadrës tashmë në merkato) të hënën, në përpjekje për t’i ndryshuar mendjen e trajnerit dhe klubit, por vendimi duket përfundimtar.

E ardhmja e Bonuccit tani është në duart e menaxherit të tij, Alessandro Lucci.

Mbrojtësi veteran dëshironte të qëndronte për vitin e fundit të kontratës dhe të provonte të fitonte një vend në kombëaren italiane për Europianin e ardhshëm.

Ditët në vijim Bonucci do të vlerësojë të ardhmen. Emri i tij është lidhur me Sampdorian, por edhe me Newcastle, që sezonin e ardhshëm, ndryshe nga Juve, do të luajë në Champions League.





16:33 Sport

VIDEO/ Shaqiri i

Xherdan Shaqiri, ylli shqiptar i Chicago Fire, ka realizua...

Lajmet e fundit nga