web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Goli në frymën e fundit, Egnatia barazon në Armeni dhe mban të hapur kualifikimin

2023-07-13 18:56:55, Sport CNA

 

Egnatia barazoi 1-1 në transfertën armene ndaj Ararat, në ndeshjen e cila u transmetua në MCN TV.

Një barazim i merituar për rrogozhinasit, që krijuan raste të shumta shënimi. Vendasit kaluan të parë në avantazh me Alemao në minutën e 36-të. Egnatia kishte mundësi të arta shënimi, me Kasën në dy raste në pjesën e parë, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë foli për skuadrën e Tetovës, që ishte dominuese. Goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 96-të, kur Dwamena, përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar atë në fundin e rrjetës.

 

Një rezultat pozitiv për Egnatian, që jep shpresë për një kualifikim në turin e dytë në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.





16:33 Sport

VIDEO/ Shaqiri i

Xherdan Shaqiri, ylli shqiptar i Chicago Fire, ka realizua...

18:11 Sport

Tirana

Tirana do të përballet me Dinamo Batumi nesër mbrëma në orën...

Lajmet e fundit nga