He killed the officer and injured another/ Violand Braçellari's mother speaks: I'm very sorry, it sounds like my son is gone
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...

Fitorja e dytë nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviç ka shtuar moralin në kampin bardhekuq. Këtë e pohon edhe autori i golit të dytë të Skënderbeut, Abdul Temitope. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, sulmuesi i cili la fushën e lojës i dëmtuar, shpjegon rëndësinë e kësaj fitoreje dhe arritjen e vendit të tretë në renditje dhe mbi të gjitha situatën momentale në kampin bardhekuq, pas uljes së Ivan Gvozdenoviç në stol.
“Kur fiton, normalisht që ndihesh mirë dhe për ne kjo është e rëndësishme. E them këtë pasi prej kohësh kishim harruar ndjesinë e fitores e aq më tepër një të tillë, bindëse dhe pa vuajtje. Kjo na bën të ndihemi të qetë dhe të jemi të bindur në forcat tona. Ka qenë shumë e nevojshme të merrnim fitoren në ndeshjen e shtëpisë pasi do të na jepte vijimësi dhe mbi të gjitha na çoi në vendin e tretë në renditje.
Tani jemi vetëm pesë pikë larg kreut dhe i kemi të gjitha mundësitë të kapim majën, pasi ka ende shumë ndeshje përpara. E rëndësishme është që ekipi po luan mirë. Nuk e di se kur kemi bërë një lojë të tillë më parë, por ndryshimet janë të dukshme. Me trajnerin e ri kemi krijuar menjëherë harmoni dhe kemi rritur entuziazmin në ekip. Jemi më të qetë dhe po argëtohemi mjaft në fushën e lojës. Kjo është shumë e rëndësishme për ecurinë e një ekipi”, theksoi fillimisht Temitope.
NDESHJET E RADHËS – Dy takimet e mbetura të këtij viti, padyshim që janë shumë të rëndësishme dhe gjashtë pikët maksimale do të ishin mbyllja më e mirë e vitit për Skënderbeun. Temitope është i vetëdijshëm për diçka të tillë, por nuk do të shohë aq larg. Për të e rëndësishme mbetet fitorja në ndeshjen e radhës e mbi të gjitha rikuperimi fizik pas dëmtimit në fitoren ndaj Turbinës.
“Dy fitore do të ishin qershia mbi tortë e Skënderbeut dhe normalisht kush nuk do t’i donte dy fitore. Por nuk duhet të shkojmë menjëherë aq larg, le ta nisim me hapa të vegjël. Të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të bëjmë maksimumin që të dalim me tri pikët nga transferta e radhës. Personalisht jam duke menduar për rikuperimin tim. Sakrifikova që hyra në lojë ndeshjen e së dielës, pasi kisha një shqetësim në kofshë.
Për fat të mirë mbyllëm ndeshjen shpejt, madje dhe arrita të shënoja. Më pas ndjeva lodhje të muskulit të dëmtuar dhe vendosa të dal për të mos e keqësuar më shumë lëndimin. Sot do të shoh se në çfarë faze është lëndimi dhe sa ditë do të duhen për rikuperimin e plotë. Shpresoj që të jetë diçka momentale dhe të mos na kërkojë shumë kohë për të mos humbur ndeshjen e radhës”, e mbylli prononcimin e tij Temitope, autor i pesë golave me Skënderbeun në këtë sezon.
Argentina scored two quick goals in the semi-final match aga...
Juventusi duket se mund t’ia hedhë pa u lagur pas skandalit ...
Argentina-Croatia is the first semi-final clash of the 202...
After returning to victory, with Gentian Mezan on the benc...
Kastriot's club has been forced to change its coach, after...
Sonte Kroacia do të luajë kundër Argjentinës dhe e gjithë vë...
Argjentinë-Kroaci është sfida e parë gjysmëfinale e Botëro...
Pas fitores me Bylisin, ku u duk se skuadra bëri autokritikë...
A sensational news comes from Italy, where it is reported ...
Goalkeeper Simon Simoni will be part of Eintracht Frankfur...
The Dinamo club has formalized one of the most sensational t...
E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet një mister i vërt...
Katar 2022 është drejtë fundit, me Kupën e Botës që është ...
On the eve of the quarter-final between France and England...
All the eyes of the world are on Mesi and Modric, but as A...
England was eliminated at the quarter-final stage after be...
Manuel Neuer's surprise injury over the last few days, fol...
The elimination of Portugal in the quarter-final stage by Mo...
Nuk ka parametra objektivë për të përcaktuar vlerën reale ...
Ferrari has announced Mattia Binotto's successor as direct...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...