web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Vllaznia, sulmuesi firmos me bardheblutë

2023-12-13 17:23:00, Sport CNA

Ndonëse merkato e janarit nuk është hapur ende, Vllaznia ka nisur lëvizjet. Klubi shkodran, njoftoi pak ditë më parë, largimin e sulmuesit maqedonas, Darko Dodev.

I afruar me bujë në merkaton e verës, Dodev, nuk bindi me paraqitjet e tij dhe palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin me konsensus.

Sulmuesi u largua nga Shkodra dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re. Mësohet se Dodev, ka firmosur me një tjetër skuadër shqiptare.

Bëhet fjalë për Shkupin, që bë pjesë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Dodev shihet si një afrim i rëndësishëm për bardheblutë, pasi e njeh mirë kampionatin, aty ku në sezonin e kaluar shënoi 7 gola dhe asistoi 11 herë.  





13:55 Sport

Sulmuesi shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Cristian Shpendi po kalon një moment të...

Lajmet e fundit nga