web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër afrim në merkato, Roma arrin marrëveshjen për mesfushorin e PSG

2022-08-01 19:30:02, Sport CNA

Georginio Wijnaldum, mund të quhet si lojtari më i ri i Romës. Marrëveshja është arritur për huazimin e lojtarit për një sezon, më detyrim blerje në fund të kampionatit.

Holandezi do të largohet kështu nga PSG, pas vetëm një sezoni, ku u transferua si lojtar i lirë nga Liverpool një vit më parë.

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe Roma do të paguajë 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit në fund të sezonit.

Pas Dybala, Wijnaldum është afrimi tjetër me peshë te skuadra e Romës, pasi këtë sezon kërkojnë të jenë konkurrues edhe në kampionat.





Lajmet e fundit nga