Hysaj: Krahun e majtë nuk e bëj me qejf, mos na kapë entuziazmi i tifozëve
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është shfaqur...
Sylvinho ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë kundër Moldavisë. Trajneri i kombëtares shqiptare analizoi atë që kishte ndodhur përgjatë këtyre ditëve për përgatitjet e kuqezinjve tanë. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, tekniku brazilian deklaroi:
“Grumbullimi ka qenë i gjatë. Ky lloj grumbullimi ka pasur vështirësitë e veta pasi lojtarët nuk kanë qenë nga fillimi. Përgatitemi prej 7-8 ditësh me grupin e plotë dhe me intensitet të plotë. Është puna jonë që t’i menaxhojmë lojtarët si duhet. Tani i njohim pak më mirë dhe kjo do të na ndihmojë. Jam i kënaqur nga impenjimi i futbollistëve. Është puna jonë tani që të bëjmë menaxhimin e duhur të ndeshjes.
Presioni? Jemi mësuar me presionin. Nuk na bën shumë përshtypje. Kemi përpara 7 finale. Nesër do të luajmë finalen e parë. Jemi të gjithë shumë të karikuar. Luajmë në shtëpi. Presim të kemi një stadium plot. Do të jetë ndihmesë e madhe dhe prezenca e tifozëve në stadium. Në momentin e fundit do të vendos për formacionin. E rëndësishme për mua është që skuadra të ketë ekuilibër për mua. Kemi një grup që do të luajë me gjithë zemër në këtë ndeshje.
Çelësi i suksesit? Niveli i përqëndrimit dhe i fokusit është i lartë në këtë moment. Për mua nuk ka ekipe të vogla. E theksoj sërish që kemi 7 finale përpara dhe e para është nesër. Unë jam i bindur që skuadra ime do të bëjë një lojë të fortë. Mendoj që Shqipëria është gati për të marrë maksimumin në këtë sfidë.
Formacioni? Jam i bindur për lojtarët që do të hedh në fushë. Nuk ka rëndësi stërvitja e sotme në këtë aspekt.
Rikthimi i lojtarëve të dëmtuar? Sadiku është lojtar simbol i kombëtares shqiptare. Është shumë i aftë para portës. E di shumë mirë se çfarë mund t’i japë kuqezinjve. E shqetëson me të vërtetë ekipin kombëtar. Unë që kur bëra listën, kam folur me të. Nëse do të më duhet për 20 apo 30 minuta, unë jam i bindur që ai mund të na japë një dorë në këtë sfidë.
Lojtarët që mungonin kundër Polonisë, duhet të mësohen me mënyrën tonë të lojës. Duhet të fiksojnë konceptet që ne kemi për mënyrën se si duhet të luajmë. Kurse ata që ishin me Poloninë e kanë më të thjeshtë. Sigurisht që këtë herë kishim disa lojtarë të rinj. Për fatin e mirë rikthehen Gjimshiti dhe Ismajli. Më pëlqen shumë edhe Muçi, për mënyrën se si e interpreton futbollin.
Shqipëria e Sylvinhos? Nesër do të shikoni ekipin kuqezi, një skuadër që luan shumë fort në fushën e lojës. Një skuadër që luan me 100 km/h. Unë e kam pasion shumë këtë punë. Unë jam i bindur që do të japin zemrën në fushë.
Sfidë vendimtare për kualifikimin? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë si një finale. Nuk ka kohë për të humbur në turne të tillë. Lojtarët e kanë të qartë dhe e dijnë shumë mirë objektin kryesor. Më e rëndësishmja për momentin është sfida me Moldavinë.
Lojtarët dhe portieri i 11-shes? Ka qenë e vështirë për të menaxhuar këtë lloj grumbullimi. Portierët janë në nivel të barabartë. Nesër do të mësojmë kë do të vendosim titullar. Një pjesë e kanë mbyllur shpejt me skuadrat e tyre, të tjerë jo. Por, është puna jonë t’i menaxhojmë situatat si duhet. Jam i bindur që ekipi është gati. Nesër do të zbresim në fushë për të bërë një ndeshje shumë të bukur. Moldavia që kam parë unë, është ekip me lojtarë të rinj. E interpreton futbollin në mënyrë të mirë. Ka lojtarë shumë të talentuar. Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Kemi shansin të zbresim në fushë dhe t’ia arrijmë qëllimit tonë.
Fusha e Air Albania? Nesër do të zbresim në fushën e stadiumit përballë 20 mijë tifozëve. Ne pamë fushën para 2 ditëve. Fusha nuk është në gjendje të keqe. E rëndësishme për mua është të mos kemi justifikime. Kam folur dhe me lojtarët e do të bëjmë maksimumin”, tha ai.
Ndeshja Shqipëri – Moldavi është programuar të zhvillohet nesër (e shtunë) në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është shfaqur...
Eksodi te Vllaznia nuk ndalet! Mesfushori Herald Marku është...
Albano Aleksi është lojtari më i ri i ekipit të Egnatias. ...
Partizani duket se është gati për një tjetër përforcim, kësa...
Skënderbeu bën afrimin e dytë në merkaton e verës. Pas mbr...
Lorenco Vila do të transferohet në Çeki. "Newsport" shkruan ...
Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i durrsakëve i ...
Giovanni Colella became the next coach to suffer the "dismis...
Idriz Batha leaves Romania, but it is no surprise to wear th...
The first match of the Spanish team at the Twente Stadium wi...
After many reports in recent days about Luciano Spalletti'...
Three players so far can be called official departures from ...
Pas mbylljes së bashkëpunimit me Edi Martini, Teuta duket ...
Xhuljano Skuka është lojtari më i ri i Maribor në Slloveni...
Për momentin është pa skuadër, megjithatë shumë shpejt prite...
Arsid Kruja is the next one to leave the Vllaznia team. Th...
Lajmi ishte në ajër dhe tashmë mungon vetëm firma por Grez...
Napoli duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri. Sipas raportim...
Më në fund, shqiponjat rikthehen në fole, rikthehen të lua...
Odise Roshi do të mbetet në Turqi. Mesfushori i Kombëtares s...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...