web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Një italian për stolin, klubi i Superiores zgjedh trajnerin e ri

2023-06-16 14:25:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Një italian për stolin, klubi i Superiores zgjedh trajnerin e

Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i durrsakëve i është besuar teknikut italian, Diego Longo.

Ky i fundit e njeh mirë Superioren, pasi para dy sezonesh drejtoi skuadrën e Kukësit. Gjithashtu në sezonin e fundit, Longo drejtoi Flamurtarin në Kategorinë e Parë, ku u shkarkua pasi nuk arriti t’i rikthejë në Superiore.

Tashmë italianin do e shikojmë në stolin e Teutës, ku zyrtrarizimi është bërë nga vetë klubi durrsak.

“Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit.

KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.”, thuhet në njoftimin e Teutës.





Lajmet e fundit nga